Presidenti amerikan Donald Trump është zotuar se do ta zbatojë “100%” kërcënimin e tij për të vendosur tarifa doganore ndaj vendeve evropiane që kundërshtojnë kërkesën e tij për të marrë kontrollin e Groenlandës.
Udhëheqësit evropianë nuk do të “ofrojnë shumë rezistencë” ndaj përpjekjes së tij për të blerë Groenlandën, tha presidenti amerikan në një deklaratë për gazetarët në Florida. Ai kërcënoi gjithashtu me një tarifë doganore prej 200% mbi verërat dhe shampanjën franceze, në përgjigje të deklaratës së Macron se Franca nuk do t’i bashkohej këshillit të paqes në Gaza.
"Epo, askush nuk e do atë sepse ai do të largohet nga detyra shumë shpejt, kështu që, e dini, kjo është në rregull. Do të vendos një tarifë doganore prej 200% për verërat dhe shampanjën e tij, dhe ai do të bashkohet. Por nuk është i detyruar", paralajmëroi presidenti amerikan.
Kështu Trump duket se nuk do të ndalet. Ai publikoi një fotomontazh në Truth ku e tregon atë duke mbajtur flamurin amerikan në tokën e Groenlandës. Në foto janë gjithashtu zëvendëspresidenti J.D. Vance dhe sekretari i shtetit Marco Rubio. Ndërkohë ajo që bie në sy është tabela që shkruan "Groenlanda, territor i SHBA-së nga viti 2026".
Aleatët evropianë janë mbledhur rreth sovranitetit të Groenlandës. Ministri i jashtëm i Danimarkës theksoi se presidenti i SHBA-së nuk mund ta kërcënojë rrugën e tij drejt pronësisë së territorit gjysmë-autonom danez.
Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Yvette Cooper, përsëriti qëndrimin e Mbretërisë së Bashkuar se e ardhmja e Groenlandës u takon vetëm “grenlandezëve dhe danezëve” të vendosin.
Të hënën, Trump nuk pranoi të përjashtonte përdorimin e forcës dhe këmbënguli se do të vazhdonte me tarifat doganore për mallrat që mbërrijnë në SHBA nga Mbretëria e Bashkuar dhe shtatë vende të tjera aleate të NATO-s.
Trump ka thënë gjithashtu se do t’i ngarkojë Britanisë një tarifë doganore prej 10% “për çdo mall” të dërguar në SHBA nga 1 shkurti, duke u rritur në 25% nga 1 qershori, derisa të arrihet një marrëveshje që Uashingtoni të blejë Groenlandën nga Danimarka.
Ai tha se e njëjta gjë do të vlente edhe për Danimarkën, Norvegjinë, Suedinë, Francën, Gjermaninë, Holandën dhe Finlandën - të cilat janë të gjitha anëtare të aleancës mbrojtëse NATO, e cila u themelua në vitin 1949.
Lajm në përditësim...

Donald Trump postoi në rrjetin e tij social, Truth, një foto të asaj që ai tha se ishte një mesazh nga presidenti francez Emmanuel Macron. "Miku im, jemi plotësisht dakord për Sirinë. Mund të bëjmë gjëra të mëdha për Iranin. Nuk e kuptoj çfarë po bën me Groenlandën", shkruhej në mesazh. "Mund të organizoj një takim të G7 pas Davosit, në Paris, të enjten pasdite. E në këtë kuadër mund të ftoj ukrainas, danezë, sirianë dhe rusë", vazhdonte postimi i atribuar kreut të Pallatit Elize. "Eja të darkojmë së bashku në Paris të enjten para se të kthehesh në Shtetet e Bashkuara", përfundon mesazhi i nënshkruar "Emmanuel".
Burime pranë presidentit francez konfirmuan se përmbajtja e mesazhit të publikuar nga Trump ishte "shumë reale". Edhe ‘Le Figaro’, shkruajti se presidenti Macron kishte konfirmuar se i kishte propozuar në një "mesazh privat" presidentit të SHBA-ve, Donald Trump të organizonte një samit të G7 në Paris të enjten, më 22 janar, duke përfshirë mundësinë e ftesës për Rusinë përgjatë takimit, një mundësi që do të ishte e para pas gati katër vitesh lufte në Ukrainë.


Foto: Donlad Trump
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se do të zhvillojë një takim me disa udhëheqës në Davos të Zvicrës, lidhur me Groenlandën.
"Pata një telefonatë të rëndësishme me Mark Rutte-n, Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, lidhur me Groenlandën. Kam rënë dakord për një takim shumëpalësh në Davos të Zvicrës", raportoi ai në Truth.
Megjithatë, Trump nuk po tërhiqet nga çështja për të marrë Groenlandën dhe ta bëjë pjesë e territorit të SHBA-së.
"Siç ua kam bërë të qartë të gjithëve, Groenlanda është e domosdoshme për sigurinë kombëtare dhe globale. Nuk ka kthim prapa. Të gjithë janë dakord për këtë!" shtoi ai.
Komente











Besoj se Trumpi e mer Greenlanden, Evropi do bej pak gili vili,dhe kaq.
PërgjigjuHahaha eshte skizofren politik.Çe ka gjet Ameriken dhe boten me kete.
Përgjigju