Trump uron Vuçiçin në përvjetorin e shtetësisë, pret rritje të bashkëpunimit me Serbinë

Trump uron Vuçiçin në përvjetorin e shtetësisë, pret rritje të bashkëpunimit me Serbinë

Donald Trump

Presidenti amerikan, Donald Trump e ka uruar presidentin e Serbisë, Aleksandë Vuçiç për ditën e shtetësisë së Serbisë – që shënohet më 15 shkurt – dhe ka thënë që pret se dy vendet do të forcojnë partneritetin dhe sigurinë për njerëzit e të dyja shteteve.

Vuçiç e ka publikuar letrën e dërguar nga Trumpi, në një postim në llogaritë e tij në rrjetet sociale.

"Vlerësojmë jashtëzakonisht shumë kontributin e rëndësishëm të Serbisë në sigurinë ndërkombëtare, qoftë në mbështetjen për popullin e Ukrainës në mbrojtje nga agresioni rus, apo në kontributin e Serbisë në misione të shumta paqeruajtëse anembanë botës", është thënë mes tjerash në letrën e Trumpit për Vuçiçin.

Serbia, deri më tani, pavarësisht të gjitha thirrjeve të vendeve perëndimore, nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë për luftën e nisur në Ukrainë, edhe pse me votimin për rezolutat në Kombet e Bashkuara (OKB) e ka konfirmuar se e dënon pushtimin.

Trump ka shtuar se Shtetet e Bashkuara mbështesin plotësisht vazhdimin e integrimeve të Serbisë në rrugën euroatlantike, si dhe përpjekjet e saj për promovimin e marrëdhënieve paqësore dhe të begata me fqinjët dhe partnerët në rajon.

"Mezi pres të forcojmë më tej partneritetin tonë, duke u mbështetur në lidhjet gjithnjë e më të fuqishme mes vendeve tona, për të kontribuar së bashku në rritjen e sigurisë dhe përparimit të qytetarëve të Serbisë dhe SHBA-së", është thënë mes tjerash në urimin e Trumpit.

Presidenti amerikan, ka theksuar, gjithashtu, se është i kënaqur me "bashkëpunimin gjithnjë e më intensiv dhe mundësitë e reja" për investime të ndërsjella në sektorë të rëndësishëm si teknologjia dhe energjia.

Së voni, Shtetet e Bashkuara e kanë vendosur Industrinë e Naftës së Serbisë (NIS) në listën e sanksioneve, për shkak se një pjesë e saj zotërohet nga kompania ruse, Gazprom Neft, me qëllim të parandalimit të Rusisë që të përdorë të ardhurat nga sektori energjetik për luftën në Ukrainë.

Vuçiç ka qenë njëri prej liderëve botërorë që kanë zhvilluar bisedë telefonike me Trumpin, disa ditë pas fitores së tij në zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit.

Atëbotë, presidenti serb pati thënë se ndihet “mirënjohës” ndaj Trumpit, që ai "menjëherë dinte shumë gjëra për Serbinë”.

Serbia, po ashtu, ka nënshkruar një kontratë me firmën e dhëndrit të Trumpit, Jared Kushnerit, në maj të vitit 2024 për “rivitalizimin” e kompleksit të Shtabit të Përgjithshëm në qendër të Beogradit, i cili është shkatërruar pjesërisht gjatë bombardimeve të NATO-s në vitin 1999.

Për dallim nga urimet me rastin e kësaj dite në vitet e kaluara, dialogu për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk është përmendur këtë vit në urimin e presidentit.

Kosova dhe Serbia dialogojnë në Bruksel - me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian - prej vitit 2011, kanë arritur një mori marrëveshjesh, por jo të gjitha janë zbatuar.

Bashkimi Evropian u rikujton dy palëve shpesh se avancimi në procesin e dialogut është i lidhur me rrugën e tyre në integrimet euro-atlantike./ REL

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gjergji: 12/02/2025 07:11

    Or budallej shqiptar,i rendesishem eshte investimi.Serbia e perfitoj at investim,e SQIPERIA ME SA DUKET DO HUMBASIN INVESTIMIN E KUSHNERIT NE SAZAN thjeshte nga padija,intelekti cmirezia.Ne vend qe ta shpejtojne investimin qofte edhe leshime ekonomike e ishullin e Sazanit ta kthejne me nje vend turistik bashkohor e perle turistike,vazhdojne e merret me dokrrat e Saliqenit.

    Përgjigju
  • Turi: 11/02/2025 18:41

    Po klloni ca merite ka Serbia ne luften e ukraines,apo qe mban 1 dore ne kadaif e 1 ne bakllava.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 26 Mars, 08:02

    Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?



×

Lajmi i fundit

Galdini: Rama me parullën e Trump në 2016, ‘Do thaj kënetën’! Valteri: Berisha largoi të djathtët, me Metën rezultat më të dobët! Kthupi: Opozita do riformatohet pas 11 majit

Galdini: Rama me parullën e Trump në 2016, ‘Do thaj kënetën’! Valteri: Berisha largoi të djathtët, me Metën rezultat më të dobët! Kthupi: Opozita do riformatohet pas 11 majit