Na ndajnë vetëm 5 ditë nga zgjedhjet presidenciale në SHBA, dhe fushata vijon të jetë me plot surpriza.
Kandidati republikan Trump vazhdon t’i japë jetë fushatës së tij . Hillary Clinton dhe Donald Trump po bëjnë fushatë mjaft të fortë në Arizona, Florida, Nevada dhe Pensilvani, ndërsa sondazhi i ri i CNN në këto katër shtete që konsiderohen si fushëveteja elektorale tregon se gara është shumë e ngushtë.
Nga ana tjeter,Presidenti amerikan, Barack Obama, shënjestroi kreun e FBI-së, James Comey, për hetimin e ri të Byrosë mbi e-mail-et e Hillary Clintonit.
“Hetimet në Shtetet e Bashkuara -tha shefi i Shtëpisë së Bardhë- nuk duhet të kryhen në bazë aludimesh. Duhet të veprojmë duke u bazuar në fakte konkrete”.
Ky ishte i pari koment publik i Obamës që kur Comey njoftoi të premten se organizmi që ai drejton kishte gjetur e-maile të reja të cilat do t’i kontrollojë. Presidenti nuk e përmendi drejtuesin e FBI-së me emër, por referimi ndaj tij ishte i qartë.
Prej javësh Obama së bashku me bashkëshorten e tij po shfaqin hapur mbështetjen e tyre për kandidaten Clinton, madje kreu i Shtëpsië së Bardhë një ditë më parë i ftojë amerikanët të zgjedhin shpresën.
Sondazhet:
Nëse shohim zhvillimet e fundit mund të kemi dyshime sa i përket skandalit të emaileve. Por në sondazhet kombëtare të realizuara nga CNN Clinton vijon të ketë epërsi me 5 pikë përqindje, pavarsisht se rivali Trump herë pas here ngjitet duke ngushtuar diferencën.
Redaksia online
(E.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com