Makina presidenciale që do të shoqërojë Donald Trump nuk është një mjet i zakonshëm. Ajo është një limuzinë superluksoze e llojit “Cadillac”.
“The Guardian” shkruan se modeli është i ngjashëm me atë të vjetrën por me disa detaje moderne dhe me përmirësime të dukshme në sistemin e mbrojtjes. Makina peshon në total 8 ton dhe për herë të parë u prezantua nga Donald Trump në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ku është parë duke mbërritur me limuzinën “Cadillac”.
Dizenjimi dhe prodhimi i “Bishës” së re kishte filluar në vitin 2013, kurse detajet teknike të tij ishin mbajtur fshehtë për opinionin për shkaqe sigurie. Brenda saj gjenden karriget e vendosura sikurse të modeli i vjetër 2+3+2, kurse enterieri ka pësuar disa ndryshime me kërkesë të presidentit Trump. Ky i fundit do të jetë mjaft i sigurtë në këtë makinë pasi ka funksione sulmuese dhe mbrojtëse për shpëtimin e jetës.