Nancy VanHorn takim me trupën e Gjykatës Kushtetuese: Me rëndësi, paanshmëria dhe integriteti i gjyqtarëve
Trupa e gjyqtarëve të GJK dhe Nancy VanHorn
E Ngarkuara me Punë e Ambasadës së SHBA në Shqipëri Nancy VanHorn ka zhvilluar ditën e sotme një takim në Gjykatën Kushtetuese me trupën e kësaj gjykate e kryesuar nga kryetarja e GJK, Holta Zaçaj, ku theksoi se me rëndësi është paanshmëria dhe integriteti i gjyqtarëve.
Nancy VanHorn, shoqërohej në këtë takim nga Mary Kate Butterfield dhe David Backman, këshilltarë ligjorë rezidentë në Ambasadë.
Gjatë takimit, Kryetarja Zaçaj përmendi disa prej hapave të ndërmarrë në lidhje me transparencën dhe informimin e publikut për veprimtarinë e institucionit të Gjykatës Kushtetuese, me qëllim jo vetëm rritjen e reputacionit dhe kredibilitetit të këtij institucioni, por edhe bërjen të kuptueshme nga publiku i gjerë të vendimeve të saj.
"Gjatë kësaj periudhe janë miratuar Rregullorja e Marrëdhënieve të Gjykatës Kushtetuese me Median, është bërë kreditimi i gazetarëve që ndjekin veprimtarinë e Gjykatës duke organizuar edhe konferenca interaktive për shtyp, si dhe ndjekja në Live Stream e seancave gjyqësore publike", thuhet në njoftimin e GJK.
Në vijim, duke theksuar rolin e rëndësishëm që luan Gjykata Kushtetuese, si një prej institucioneve më të larta në hierarkinë shtetërore, si dhe rëndësinë që mbart paanshmëria dhe integriteti i gjyqtarëve në përmbushjen si duhet të misionit të saj Kushtetues, palët në takim shprehën angazhimin për gjetjen e mekanizmave të mbështetjes dhe bashkëpunimit për rritjen e kapaciteteve dhe përmirësimin e infrastrukturës, në funksion të rritjes së pavarësisë institucionale, garantimit të mbrojtjes së të drejtave dhe lirive themelore të individit, forcimit të demokracisë dhe shtetit të së drejtës.
S.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
66%
-
Jo
30.7%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 3601
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
E ngarkuara e SHBA-së takim me Shefin e Shtabit të FA-së! Në fokus forcimi i bashkëpunimit ushtarak midis dy vendeve
7 Janar, 16:03
-
Vendimi i Kushtetueses për SkyECC, nis procesi në GJKKO për dosjen ‘Metamorfoza’! Avokatët e Pëllumb Gjokës kërkojnë kohë, seanca shtyhet për 21 Janar
7 Janar, 15:35
-
Mero Baze: Nga “Rrugica e Shpresës”, te Rrugica e SPAK
6 Janar, 07:25
-
SHBA/ Senati i kthen presidentit Biden propozimin për emërimin e David Kostelancik si ambasador në Shqipëri
4 Janar, 17:53
-
Mero Baze: Gjykata nuk u ndikua 'as nga Trumpi' dhe as nga 'tre rezolutat'
3 Janar, 21:11
-
DOKUMENTI/ Gjykata Kushtetuese zbardh vendimin: Pse u rrëzua kërkesa e Berishës për masën 'detyrim paraqitjeje'
31 Dhjetor 2024, 21:35
-
Viti i Ri/ E dërguara me punë e SHBA uron në shqip: Vijojmë bashkëpunimin! Krenarë për çfarë bëmë bashkë në 2024
31 Dhjetor 2024, 11:28
-
Shqipëri, zhvillimet në vitin 2024, SPAK protagonist
30 Dhjetor 2024, 22:17
-
Sokol Sadushi flet për mandatin e Holta Zaçajt: Nëse s'do kishim shpallur vakancën, do ishim në shkelje të ligjit
30 Dhjetor 2024, 16:22
-
Gjykata Kushtetuese legjitimon hetimet bazuar në ‘Sky ECC’! Përgjimet të vlefshme si prova, rrëzon biznesmenin Pëllumb Gjoka
30 Dhjetor 2024, 15:28
-
Gjykatat sekuestruan bazën detare të Limionit, Rama: Skandal i paperceptueshëm! Nëse aty cenohet siguria, të ikim të gjithë nga vendi! Po bllokohen 300 mln euro
30 Dhjetor 2024, 14:25
-
Kushtetuesja tha 'garantohet vota parapëlqyese në 2/3 e listës', shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive
26 Dhjetor 2024, 20:40