/ ATSH - "Një kafkë në Konemara" është shfaqja, e cila do të jepet në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental "Kujtim Spahivogli" sot dhe nesër ora 19:00. Kjo vepër teatrore sillet në TKE nga nga trupa e Teatrit "Andon Zako Çajupi" Korçë.
Në regjinë e Ilir Bokshit, skenografinë e Beqo Nanaj, muzikën e Adrian Jorgjit dhe në interpretim e aktorëve Marin Orhanasit, Ylber Bardhit, Zamira Kitës dhe Sotiraq Bratkos, vepra e autorit Martin McDonagh paraqet tipizime karakteresh, ku të gjallët jetojnë me mashtrime e manovrime, duke gërmuar varre për të gjetur ndonjë stoli, ose për të nxjerrë mbi tokë pafytyrësinë njerëzore të njeriut karshi moralit, fesë, dashurisë për gruan, etj
Në këtë udhëkryq do të paraqiten tri personazhe bazë, që do vërdallën rreth kishës si dëshmitare e gjithë asaj histerie që tingëllon komedi nga situatat që do të krijohen nëpër varre dhe tragjike nga veprimet e tyre.
Është drama e një lëmshi dhe një jete të përzier mes vdekjes së pakuptimtë, varrit, eshtrave të njeriut që nuk ka asnjë lloj peshe për të gjallët, ose është lëmsh i paturpësisë kohore, kur të gjallët jetojnë nga djersa e të vdekurve, kur gjaku shndërrohet në ngjyra lotarie, etj.
/Shqiptarja.com