Trupa e teatrit të Shkodrës shfaq
“Tartufin” në Teatrin Kombëta

Trupa e teatrit të Shkodrës shfaq<br />“Tartufin” në Teatrin Kombëta
Teatri "Migjeni" ngjit në skenën e Teatrit Kombëtar këtë fundjavë një nga komeditë më të njohura të Molierit "TARTUFI". Në këtë komedi me regji të Kushtrim Bekteshit e kostumet e Samka Ferrit rolin e Tartufit do ta luajë Besfort Berberi. Regjisori Bekteshi flet për konceptim e komedisë.
 
“Sigurisht i jam përmbajtur tekstit të autorit me ca adaptime të vogla dhe fundi është rikonceptuar, edhe pse është komedi une e ka trajtuar si tragjikomedi”, thotë Kushtrim Bekteshi.
 
Aktorët e teatrit të Shkodrës, si Pjerin Vlashi, Rita Gjeka, Krist Lleshi, Jozef Shiroka dhe Merita Smaja, që luan zonjën Penelë janë përpjekur t’u japin profile origjinale personazheve.
 
 “Në fakt rrethanat ku ne jetojmë sot nuk janë të thjeshta e dinë shumë mirë, “tartufëria” është përhapur në një masë të tillë sa ky tekst i “Tartufit” i sjellë në mënyrën e kushtrimit, i bën shumë punë kombit tonë në momentin që po kalon”, shprehet aktorja Merita Smaja.
 
Shfaqja e teatrit të Shkodrës vjen në Tiranë pas suksesit që pati para publikut shkodran në Teatrin “Migjeni”. Komedia është mbështetur në tekstin origjinal të komedisë “Tartufi” të Molierit, e shkruar në vitin 1664. Pjesa ka pësuar adaptime dhe rishkrime të lehta. “Tartufi” do të ngjitet në skenë edhe të dielën në mbrëmje. 

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari.

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari.