Forcat elitë britanike kanë shfaqur forcën në stërvitjen ushtarake më të madhe të NATO-s në Evropë, me synim testimin e gatishmërisë dhe të reagimit të aleancë atlantike.
Operacioni i përbashkët në Skoci, përfshin mbi 11,600 trupa nga 17 shtete, si dhe 35 njësi anijesh.
Marina Mbretërore britanike u fotografua gjatë zbarkimit në brigjet skoceze, në një rreshtim luftarak.
Përgatitja e përdyvitshme e NATO-s do të zhvillohet nga 21 prilli më 4 maj dhe përfshin ndër të tjera forca nga SHBA-të, Spanja, Danimarka, Estonia, Letonia, Lituania dhe Holanda.
Komento