Trupat izraelite plagosin 75 palestinezë në kufirin e Gazës

Trupat izraelite plagosin 75 palestinezë në kufirin e Gazës

Ministria e Shëndetësisë së Palestinës njoftoi përmes një komunikate me shkrim se ushtarët izraelitë, të cilët ndërhynë ndaj protestave paqësore në kufirin lindor të Gazës, plagosën 75 palestinezë, nga të cilët 42 me plumba të vërtetë.

Në deklaratë theksohet se 18 nga të plagosurit janë gra dhe fëmijë, ndërkohë që nuk është dhënë informacion lidhur me gjendjen e tyre shëndetësore.

Bëhet e ditur se në objektivin e ushtarëve izraelitë janë vendosur edhe 2 autoambulanca që ndodheshin në vendngjarje për ndërhyrje emergjente, të cilat kanë pësuar dëme.

Po ashtu rikujtohet se nga ndërhyrjet izraelite mbrëmjen e së premtes është plagosur në kokë me plumb plastik edhe fotoreporteri i Agjencisë Anadolli (AA), Ali Jadallah, i cili punon në Rripin e Gazës dhe ishte duke ndjekur protestat. Jadallah u dërgua menjëherë për trajtim në spital, ku iu vendosën 12 qepje në ballë.

Mësohet se gjendja e tij shëndetësore është e qëndrueshme.

Që nga 30 marsi 2018, palestinezët organizojnë protesta paqësore nën moton “Marshimi i Kthimit të Madh” në kufirin e Izraelit me Rripin e Gazës, e cila është nën bllokadë.

Ndërkaq ushtarët izraelitë hapin zjarr edhe ndaj popullatës civile palestineze, e cila kërkon “kthim në territoret e saj, nga ku është dëbuar me forcë, si dhe heqjen e bllokadës së paligjshme të Gazës që vazhdon prej vitit 2006”.

Si pasojë e ndërhyrjes së ushtarëve izraelitë ndaj protestave paqësore, të cilat vazhdojnë prej më shumë se një viti, mbi 200 palestinezë kanë rënë dëshmorë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve/ Basha: Të lëmë pas korrupsionin dhe keqqeverisjen, në 11 maj bëhuni pjesë e ndryshimit

Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve/ Basha: Të lëmë pas korrupsionin dhe keqqeverisjen, në 11 maj bëhuni pjesë e ndryshimit