Trupi i analistit Andrea Stefanit pritet të mbërrijë në Shqipëri ditën e martë.

Ceremonia e lamtumirës së fundit do të zhvillohet në ambientet e Televizionit publik shqiptar.
Analisti i njohur Andrea Stefani është ndarë nga jeta ditën e djeshme. Ai vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë e cila i mori dhe jetën.

Andrea Stefani, babai id y fëmijëve Danielit dhe Stefanisë, si dhe bashkëshorti i Enkelejdës, pas pak ditësh do festonte 58 vjetorin. Ai ka lindur në 8 dhjetor të vitit 1958.

Analisti, gazetari, publicisti Stefani punoi prej 20 vitesh në media si gazetar dhe opinionist në organe të ndryshme të shtypit dhe medias vizive shqiptare. Njihej për qëndrimet dhe pikëpamjet jo konformiste me pushtetet e radhës në Shqipëri.

Redaksia Online
(B.K.Shqiptarja.com)