Pas përfundimit të autopsisë së trupit të pajetë të Oliver Ivanoviçit, i cili do të qëndrojë sonte në selinë e tij në Mitrovicë do të dërgohet nesër në Beograd.
/Shqiptarja.com
Nesër në orën 10 deri në 11 do të kryhen homazhet e politikanit serb dhe më pas do të niset për në Serbi ku do të mbahen homazhe edhe atje për kryetarin e Iniciativës Qytetare.
Kryeprokurori i Prokurorisë së Mitrovicës Shyqeri Syla thotë se ka filluar hetimet për vrasjen e kryer mëngjesin e sotëm në Mitrovicën e Veriut. Ivanoviç u vra para selisë së partisë së tij ku janë angazhuar dy prokurorë, njëri shqiptarë dhe tjetri me origjinë serbe.
“Vrasja e Oliver Ivanoviçit po hetohet nga një ekip i dy prokurorëve tanë, Nijazi Rexha dhe Jova Radoviq,”ka thënë Syla, ku ka shtuar se nuk ka ende asnjë të dyshuar.
Redaksia Online
A.Gj/Shqiptarja.com








