Dy ditë pas ndarjes nga jeta, trupi i Papa Françeskut mbërriti në “Shën Pjetër” për të marrë nderimin e atyre që u shërbeu, besimtarëve të thjeshtë.

Ishin gati 20 mijë besimtarë (19.430) që nga ora 11 e mëngjesit të sotëm që morën pjesë në homazhet pranë trupit të Papës. Lajmi është bërë i ditur nga drejtori i Selisë së Shenjtë, Matteo Bruni.

Për t’i respektuar amanetin arkivoli u vendos në tokë, sipër një mbulesë, pa një strukturë të posaçme për ta ngritur lart, siç ka ndodhur gjithmonë. Besimtarët kaluan pranë arkivolit, i cili do të qëndrojë para Altarit Papnor për tre ditë.

Rreth 80 kardinalë që tashmë kanë mundur të jenë në Vatikan morën pjesë në ceremoni, ndërsa të tjerët po vijnë nga e gjithë bota për të marrë më pas pjesë në Konklavë.

Homazhet do të zgjatin deri të premten në orën 20, kur pas asaj që quhet ‘Mbyllja e arkivolit’, ceremoni e udhëhequr nga kardinali Kevin Farrell, "camerlengo" - njeriu që do të drejtojë Vatikanin derisa të zgjidhet një Papë i ri. Të shtunën më pas do të zhvillohet ceremonia e fundit, me pjesëmarrjen e qindra delegacioneve, pjesa më e madhe e krerëve të shteteve dhe qeverive.

Mbi 4,000 kërkesa për akreditim kanë mbërritur tashmë nga gazetarët nga i gjithë globi për të marrë pjesë në funeralin e Papa Françeskut dhe më pas në Konklavë që do të zgjedhë pasardhësin e tij.

Po 2000 do të jenë forcat e sigurisë italianë që pritet të vendosen të premten dhe të shtunën në Vatikan.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:53
Rusia do të dërgojë ministren e Kulturës në varrimin e Papa Françeskut

1745430997_20250423t075434z1120175752rc.jpg

Me vendim të presidentit Vladimir Putin, ministrja ruse e Kulturës, Olga Lyubimova, do të përfaqësojë Rusinë në funeralin e Papa Françeskut. Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov, siç raporton agjencia Tass.

Xh.D/K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 4 Maj, 19:40

    Zgjedhjet, a mendoni se partitë e reja do të marrin deputetë në Kuvend?