Truproja i çuditshëm e i frikshëm
i presidentit të ri francez Macron

Truproja i çuditshëm e i frikshëm<br />i presidentit të ri francez Macron
Vetë zgjedhja e presidentit francez ishte një risi por ardhjen e tij në pushtet e kanë shoqëruar të tjera habi.
 
Ndërsa në shumë media botërore në qendër ka qenë profili i veçantë politik dhe marrëdhënia e zhurmshme me ish-mësuesen e tij 24 vite më të madhe në moshë, tashmë fokusi është zhvendosur te truproja i Emmanuel Macron.
 
Ai quhet Makao është 2 metra e 30 centimetra i gjatë, peshon 130 kilogramë dhe është me origjinë nga Mongolia.
 
Shumë mirë mund të ishte lojtar i futbollit amerikan por ai ka zgjedhur që të jetë truproja e presidentit të Francës.
  
Mjekra e Makaos, modeli i flokëve dhe vetullat e tij me fije të bardha kanë tërhequr vëmendjen e qindra njerëzve të cilët kanë dëshirë të bëjnë foto me të thuajse sa me Macron.
 
Detyra e tij në pamje të parë ngjan shumë e lehtë pasi duket qartë që prej shumë larg mund ta ketë situatën nën kontroll.

[gallery]22183[/gallery]

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi