Kreu i Partisë Bashkimi Liberal Demokrat, Arian Starova, në tryezën e thirrur nga Sali Berisha, propozoi që opozita të mos marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme vendore.
“Ai nuk do të vendosë asgjë sipas propozimeve tona, ai s’do të lëvizë nga 41 njësi territoriale. Le të supozojmë se ai po i shton, na i pranoi. Por problemi është: me këtë qeveri do të shkojmë në zgjedhje? Nuk kemi besim që do të ketë zgjedhje. Duhet të jemi koherentë me atë që kemi thënë prej kohësh, që ne me këtë qeveri nuk shkojmë në zgjedhjet e përgjithshme, por nuk shkohet as në zgjedhjet vendore.
Jam dakord me idenë e Mediut që të mblidhemi më shpesh. Por mendoj të mos marrim fare pjesë në zgjedhje. Anija e tij po fut ujë nga të gjitha anët. Nuk është aq trim ai sa t’i imponohet shumicës dërrmuese të vendit. Ai përfiton nga lidhjet barku apo ndonjë këlysh nga Europa që e mbështet në mënyrë të poshtër, a kundrejt parave të marra fshehurazi, apo nuk e di për çfarë arsyeje”, tha Starova.
Lajmi kryesor:
‘Territorialja’/ Aleatët të pakënaqur, kritika Berishës: Na përjashtove nga procesi, na le në terr! Dil, kryeso protestat! Kreu i PD i mbledh vetëm 5 ditë para votimit në Kuvend








