Kreu i Lëvizjes së Legalitetit, Ekrem Spahia kërkoi radikalizimin e protestave të opozitës, duke thënë se drejtuesit politikë, kryetarët e partive dhe deputetët duhet të marrin më shumë përgjegjësi. Ai tha se opozita nuk duhet tw marrw pjesë në zgjedhje pa krijimin e një qeverie teknike.

“Përveç masave që do të merren, nuk janë të mjaftueshme as takimet, as qëndrimet dhe as kontributet e drejtuesve të partive. Duhet të radikalizohet protesta. Kjo mund të deklarohet edhe të enjten. Duhet risk dhe përgjegjësi më e madhe. Të gjithë kryetarët e partive dhe deputetët e opozitës duhet t’i bindin shqiptarët se nuk shkohet më vetëm me denoncime. S’po pyet më as për opozitën, as për ndërkombëtarët.

Politika është besim. Ne duhet të rikthejmë besimin dhe, nëse e rikthejmë, do të fitojmë zgjedhjet. Mbështes mendimin që pa qeveri teknike nuk duhet të shkojmë në zgjedhje.

Qëndrimi ynë është edhe për dy shtesa: që në zgjedhjet vendore të kalohet me dy raunde, nëse kandidati nuk merr 50 plus 1 të votave. Do të ishte shumë mirë gjithashtu që pjesëmarrja në zgjedhje të ishte 50 plus 1 për qind”, tha Spahia.


Lajmi kryesor:

‘Territorialja’/ Aleatët të pakënaqur, kritika Berishës: Na përjashtove nga procesi, na le në terr! Dil, kryeso protestat! Kreu i PD i mbledh vetëm 5 ditë para votimit në Kuvend