Tryeza e OSBE/ Ambasadori gjerman: Hapi i duhur, palët dialog me rezultate konkrete

Tryeza e OSBE/ Ambasadori gjerman: Hapi i duhur, palët dialog me rezultate konkrete

TIRANË- Një hap i duhur për një dialog gjithëpërfshirës, e ka cilësuar ambasadori gjerman në Shqipëri, Peter Zingraf. Reagimi i tij erdhi fill pas përfundimit të tryezës së OSBE me të gjitha forcat politike, ndonëse në këtë mbledhje nuk munguan edhe debatet. Ai vuri theksin tek një dialog politik me rezultate konkrete, për Kodin Zgjedhor, si një element kyç që ndikon në afrimin e procesit të integrimit të vendit në BE.

"Tryeza e parë për reformën zgjedhore është një hap në drejtimin e duhur. Tryeza e sotme e organizuar nga OSBE dhe Kuvendi i Shqipërisë është një hap i parë i rëndësishëm i një dialogu gjithë-përfshirës dhe bipartizan, për t’i dhënë reformës zgjedhore një shtysë të re. Unë përshëndes faktin, që përfaqësues të qeverisë, të opozitës parlamentare dhe asaj jashtëparlamentare, përfaqësues të shoqërisë civile dhe ekspertë ulen në një tavolinë dhe këshillohen për zbatimin e rekomandimeve të ODIHR-it. Kjo tregon gatishmërinë, për të marrë përgjegjësi për të ardhmen e Shqipërisë. Përsa i përket ecurisë së mëtejshme të procesit të afrimit të Shqipërisë me BE-në, do të jetë thelbësore të zhvillohet një dialog me rezultate konkrete për kodin zgjedhor. Gjermania mbetet e gatshme të shoqërojë këtë proces duke ofruar mbështetjen e saj", shkruan Zingraf.

Postimi i plotë i ambasadës gjermane

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)