Tryeza e OSBE për Zgjedhoren/ Silva Caka në Report Tv: Kemi pakënaqësi, do të reagojmë për mosrespektimin e axhendës

Ish deputetja e LSI, Silva Caka duke folur në studion e Report Tv, ka deklaruar se opozita e bashkuar është e pakënaqur për axhendën e tryezës për Reformën Zgjedhore të thirrur nga OSBE.

Në tryezë ishte hequr emri i përfaqësuesit të LSI, Muharrem Caka dhe kjo ka ngjallur zemëratë tek kjo parti. Duke reaguar për këtë  Cakaj ka thënë se axhenda edhe pse është paraprake ndryshohet në momentet e fundit duke bërë që opozita me përfaqësuesit e saj të mos kenë mundësinë të shprehen.

"Është një tryezë që ramë dakord të merrnim pjesë në nivel teknik. Organizatorët kanë patur mungesë korrektësie. Nuk respektohet axhenda e paracaktuar. Nuk lihen të flasin sipas axhendës, me urdhër ndoshta. Por sigurisht që do të kemi një qëndrim. Opozita e bashkuar do të ketë një qëndrim që do të bëhet publik në orët në vijim lidhur me mungesën e korrektësisë për të rakorduar axhendat që ndryshohen në vendin e fundit për të sfumuar opozitën e bashkuar." tha  Silva Caka.

Ndër të tjera Cakaj ka deklaruar se ajo që i intereson opozitës së bashkuar jashtëparlamentare është financimi dhe transparenca e financimit të partive politike. ajo ka deklaruar se LSI është parti që gjithmonë i ka deklaruar financimet dhe të ardhurat.

" Ajo që na intereson është transparenca e financimeve. LSI e ka patur transparencën shumë të lartë, edhe në faqen e saj. Ne kemi propozuar rritjen e mekanizëm të kontrollit në financimin e partive. Por ne duhet të risim edhe shpenzimet e kandidatëve. E rëndësishme është për biznesmenët që vijën në politikë se si shkojnë biznese e tyre me përfitimin e fondeve publike" tha Caka.

"Kemi vetëm penalizim, por duhet të shkojmë edhe tek ndëshkimet penale. Cdo hap i mëtejshëm do të bëhet publik në kohën e duhur. Qëndrimi është i akorduar edhe nga liderët e tjerë të opozitës." shtoj më pas ajo.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:35
Meta shpalli 'non grata' Borchardt/ Caka në Report Tv: Ambasadorët duhet të dinë të ruajnë kufijtë

1574169764_cakaa.jpg
Ish deputetja e LSI,  Silva Caka ka komentuar edhe shpalljen 'non grata' të ambasadorit të OSBE-së Bernd Borchardt "non grata" nga presidenti duke thënë se të gjithë ndërkombëtarët kanë marrë atë që kanë merituar.

Caka ndër të tjera ka thënë se ambasadorët duhet ta kuptojnë vendin që kanë dhe pozicionin që u përket.

"Për ne është shumë e rëndësishme që të kemi korrektësi me institucionet ndërkombëtare. Nuk është e rëndësishme për emra konkret. Është vënë re individë që duan të bëhen më pretagonistë se institucionet që përfaqësojnë. Ata duhet të kuptojë vendin e tyre. " tha Caka

"Institucionet shqiptare kanë qenë të drejtpërdrejta. Kush meriton të ketë një reagim të caktuar besoj se  e ka marrë atë. do të duhet të dinë se deri ku shkojnë të drejtat e tyre. Ndoshta është një rol supremacie që ne ua kemi dhënë ndër vite por nuk duhet. Keni parë ndonjë ambasadorë shqiptarë që të thotë në BE e në SHBA që të mos zhvillohen zgjedhjet. Secili duhet të dijë të ruaj kufijtë. " shtoj më pas ajo.

Ora 14:34
Reforma zgjedhore/ Caka: 5 pikat e opozitës nuk u zbatuan, duhen zgjedhje të parakohshme

1574169787_caka.jpg

Ish-deputetja e LSI-së Silva Caka,  duke folur për tryezën e dytë të Reformës Zgjedhore të thirrur nga OSBE, ka thënë se e vetmja zgjidhje për vendin është që të shkohet në zgjedhje të parkohshme.

Caka është shprehur se edhe më parë opozita jashtë parlamentit ka përpiluar 5 pika, por sipas saj mosrespektimi i këtyre pikave ka ndikuar që opozita të kërkojë zgjedhje të parakohshme.

"Para pak muajsh ne kemi shtuar në Reformën Zgjedhore një platformë me 5 pika. Një prej tyre ishte për ata që janë kapur me afera në zgjedhje. Por mos reagimi i mazhorancës ne kërkojmë zgjedhje të parakohshme. Kjo është një nga arsyet, mosreflektimi për ato 5 kushte. Po ashtu edhe zgjedhjet e 30 qershorit.Zgjedhjet e parakohshme janë e vetmja gjë që e shpëton këtë vend nga kjo situatë ku është futur" tha Caka.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dory: 19/11/2019 14:58

    Kjo biba llogjikon kur flet?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë