TIRANË-Ambientalisti Sazan Guri ka përgatitur një tryezë bashkëbisëdimi të merkurën paradite në ambientet e Hotel Grand në Tiranë për të diskutuar për zënien e hapesirave publike të mbetura në kryeqytet.
Guri, nëpërmjet statusit të tij Facebook shpjegon arsyet dhe njëherazi shpjegon duke pohuar se "Ne jemi një grup qytetarësh të shqetësuar për çka po i ndodh qytetit tonë, ku projekte të dukshme, po zaptojnë hapësirat e fundit publike në Tiranë. Rreth 4 hektare do t'i merret parkut për ambasadën Kuvajtjane; rreth 4 hektare të tjera po parkut për ambasadën Ruse; disa hektare i janë dhënë ambasadës Turke brenda këtij parku. Një 42- katësh mendohet në cep të digës; një 12- katësh, përballë poshtë dhe afër digës; një hapësirë publike pranë Namazgjasë kthehet në objekt ndërtimor".
"Me dhjetra sheshe të mbetura po kthehen në ndërtime brenda vijës së verdhë, si ish-Drejtoria e Gardës dhe shumë të tjera si këto. Ish-objektet industriale të periudhës së komunizmit, në vend që të përdoren si hapësira publike për të lehtësuar ndërtimet e deritanishme, po kthehen në objekte urbane, duke e ngarkuar edhe më tepër këtë situatë. Për të gjitha këto mendojmë të organizojmë një tryezë, ku të diskutojmë sesi mund të ndalim këtë furi betonizimi. Kjo tavolinë ka shumë nevojë për mendimin e gjithësecilit prej nesh", shprehet ambientalisti Sazan Guri. /ATSH/
/Shqiptarja.com