Tsipras anulon ‘dekretin’ Kotzias për zgjerimin 12 milje në det: Debati në parlament, jo në presidencë
Kryeministri dhe ministri i Jashtëm grek, Aleksis Tsipras
Kryeministri grek Aleksis Tsipras, tashmë me një post të dytë si Ministër i Jashtëm pasi zë vendin e Nikos Kotzias, ka vendosur të ndryshojë metodën e kalimit të marrëveshjes me Shqipërinë dhe Turqinë.
Mediet greke raportojnë se për zgjerimin territorial është vendosur që debati të zbresë në parlament, dhe të informohet dhe debatohet me partitë duke mos vazhduar me një dekret presidencial siç kishte vendosur më herët ministri Nikos Kotzias. Tsipras do të dorëzojë një projektligj në Parlament në mënyrë që çështja të mos trajtohet si dekret presidencial.
Burimet diplomatike i thanë Zougla.gr se kryeministri ka vendosur që të thërrasë Këshillin Shkencor të Ministrisë së Jashtme, për të diskutuar aspektet e kësaj çështjeje. Tsipras ka sqaruar se fatin e negociatave me Shqipërinë do t’a drejtojë vetë.
Shqipëria dhe Greqia ndodhen për më shumë se 2 vite në një valë negociatash. Ministri Ditmir Bushati dhe ish-ministri grek Nikos Kotzias, kanë zhvilluar një sërë takimesh dypalëshe për të finalizuar një marrëveshje. Në muajin maj, ishte moment kur u mendua se dy palët ishin pranë firmosjes, por për arsye që ende nuk janë sqaruar nga të dyja vendet, marrëveshja është shtyrë. Ndërkohë Kotzias ka dhënë dorëheqjen për shkak të debateve të brendshme me ministrin e Mbrojtjes, Panos Kammenos.
Sondazhi i ditës:
17 Dhjetor, 08:53
Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?
-
Po
72.7%
-
Jo
20%
-
Nuk e di
7.3%
Vota total: 2909
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tsipras paraqet planin politik të Syriza-s: Për një qeveri progresive! Paralajmëron lehtësime për marrjen e nënshtetësisë nëse vjen në pushtet
18 Shtator 2022, 13:27
-
Skandali i përgjimeve në Greqi, opozita kërkon zgjedhje të parakohshme dhe dorëheqjen e kryeministrit Mitsotakis
26 Gusht 2022, 18:01
-
Shqipëria dhe Greqia me polici të përbashkët në Kakavijë! PD: Asnjë shërbim për qytetarët, vetëm shtim kostosh! PS: S'është marrëveshja e detit e Saliut dhe Lulit
3 Shkurt 2022, 18:14
-
‘BE përgjegjësi për destabilizimin në rajon’, ish-ministri i Jashtëm grek: Greqia fushatë për nxitjen e çeljes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut
16 Nëntor 2021, 11:52
-
Deklaratat për shtrirjen 12 milje të Greqisë në Jon/ Rama: Vetëm të paudhët si Saliu e si Iliri kërkojnë shesh për përshesh deri në det
28 Dhjetor 2020, 17:47
-
Ligj në Kuvend për mbrojtjen e detit nga zgjerimi i Greqisë me 12 milje: Të shpallet det historik zona nga Butrinti deri në Palasë
5 Tetor 2020, 19:36
-
'Të marrim shembull nga Shqipëria', kreu i opozitës greke Cipras: Kanë vetëm 25 viktima
16 Prill 2020, 14:38