'Demokracia e Re' drejt shumicës absolute! Mitsotakis: Do jem kryeministër i gjithë Greqisë! Tsipra pranon humbjen (VIDEO)

Kyriakos Mitsotakis është kryeministri i ri i Greqisë. Procesi i numërimit të votave është drejt fundit, megjithatë kreu i "Demokracisë së Re" ka arritur që të marrë deri tani 158 vende në parlament nga 300 vende gjithsej.

Mitsotakis ka arritur që të marrë një fitore bindëse. I mjaftonin të paktën 151 vende që të qeveriste pa lidhur koalicion me ndonjë tjetër parti, por ai ka arritur të shkoj përtej kësaj shifre. Pas fitores Mitsotakis doli në një deklaratë për mediat ku premtoi se "do të jetë kryeministri i të gjithë grekëve".

Për këtë fitore është uruar edhe nga kryeministri aktual i Greqisë, Alexis Tsipras. Në një status të gjatë në rrjetet sociale ai është përshëndetur me qytetarët grek për herë të fundit si kreu i qeverisë, e ndërsa ka zbuluar edhe se ka telefonuar Mitsotakis menjëherë pasi fitorja e tij u konfirmua. Me mbështetjen e Evropës Tsipras ka qenë prej 2015 si figura ideale për të nxjerrë Greqinë nga kriza, por përballë ka pasur një figurë konservatore të shquar si Kyriakos Mitsotakis.

Mitsotakis do të betohet si kryeministër të hënën në orën 13:00, e ndërsa të martën në mbrëmje pritet të shpallet qeveria e re.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:54
Qeveria e re e Mitsotakis në Greqi, vijnë ministra surprizë


Kyriakos Mitsotakis është pothuajse gati për të formuar qeverinë e tij të re, pasi u zgjodh si kryeministër nga poppulli grek. Pas fitores së madhe të Demokracisë së Re në zgjedhjet kombëtare të 7 korrikut,  Mitsotakis betohet si kryeministri të hënën në orën 13 ndërsa sipas burimve të konfirmuara nga SKAI edhe qeveria e tij është gati. Drejtuesit e zgjedhur prej tij, janë me provojë në politikë ndërsa një prej drejtuesve është edhe një ish-zyrtar i partisë PASOK.

Analitikisht, përbërja e qeverisë sipas informacionit të fundit të dhënë nga SKAI do të jetë:

Ministri i Zhvillimit: Adonis Georgiadis

Ministri i Energjisë: Kostis Hatzidakis

Ministri i Qeverisë Dixhitale: Kyriacos Pierakakis

Ministri i Rendit Publik dhe Migracionit: Michalis Chrysohoidis ose Angelos Syrigoos

Ministri i Financave: Christos Staikouras - Sekretari Shtetëror: Stelios Petsas

Sekretari i Shtetit për Marrëdhëniet Ekonomike: Giannis Kefalogiannis

Ministri i Brendshëm: Takis Theodorakos

Ministri i Turizmit: Olga Kefalogiannis

Ministri i Arsimit: Niki Kerameos Christos Tarantilis

Ministri i Punëve të Jashtme: Nikos Dendias ose Margaritis Schinas

Ministri i Mbrojtjes: Vasilis Kikilias ose Alkiviadis Stephanis

Ministri i Drejtësisë: Nikos Panagiotopulos

Ministri i Shëndetësisë: Kostas Tsiaras

Ministri i Transportit: Miltiadis Varvitsiotis ose Giannis Plakotakis

Ministri i Shëndetësisë: Kostas Tsiaras ose Vassilis Kontotsamanis

Kryetari i Dhomës: Kostas Tassoulas.

Ora 21:34
Profil-Kush është Kyriakos Mitsotakis, ish- bankieri që e ka në 'gjak' politikën?

Kyriakos Mitsotakis e ka politikën në "gjak".  Ai ka lindur në vitin 1968 në Athinë. Pas diplomimit në Kolegjin e Athinës, vazhdoi studimet e larta në Amerikë për shkenca sociale në universitetin Harvard, ku mbrojti diplomën me studimin e tij mbi politikën e SHBA-së ndaj Greqisë, për të cilin u vlerësua shumë. Mitsotakis vazhdoi studimet në administrim biznesi. Para se të merrej me politikën, ka punuar si bankier në Bankën Kombëtare të Greqisë. Në zgjedhjet e 2004 u zgjodh deputet për herë të parë në Athinë nën logon e partisë "Demokracia e Re.

I biri i Konstantinos Mitsotakism kryeministrit të Greqisë në fillim të viteve ’90 dhe vëllai i Dora Bakojanis, e cila ka shërbyer ka shërbyer si kryebashkiake e Athinës, kur u zhvillua Olimpiada në 2004, ka fituar besimin e qytetarëve grek për të udhëhequr vendin për 4 vitet e ardhshme. Një ish- bankier, që është marrë me politikë dhe ka mbajtur më herët postin e ministrit të jashtëm, ka pasur pikën e fortë në programin e tij elektoral rimëkëmbjen e ekonomisë greke, duke premtuar uljen e taksave, tërheqjen e investimeve të huaja dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

Me deklarata se do të jetë kryeministër i të gjithë Greqisë, ai ka bindur qytetarët t'i besojnë, duke marrë një fitore më të lartë nga sa ishin pritshmërisë, mbi 151 vende të nevojshme në parlament, çka do të thotë se do të qeverisë i vetëm, pa pasur nevojë për të bërë koalicion me asnjë parti tjetër.

“Ai është një orator i zoti, i përmbajtur dhe me shumë vetëbësim”, e përshkruan Mitsotakisin, analisti politik, Aris Hatzis.

Ora 21:18
Reagon Mitsotakis pas fitores: Do jem kryeministri i të gjithë Greqisë

Pas fitores bindëse që ka marrë në zgjedhjet e 7 korrikut, Kyriakos Mitsotakis ka dalë në një deklaratë për mediat ku ka falenderuar të gjithë qytetarët që e votuan. Ai tha se ky verdikt i popullit, për të është një shtysë për të vazhduar përpara, e ndërsa theksoi se do të jetë "kryeministri i të gjithë Greqisë".

"Unë do të jem kryeministër i të gjithë Greqisë dhe do të punojë shumë fort që të bind edhe qytetarët që nuk na votuan. Jam plotësisht  vetëdijshëm për përgjegjësinë kombëtare, qëndroj modest ndaj vendimit të populli, por edhe marr forcë për të nesërmen", tha Mitsotakis.

Ora 20:38
Tsipra pranon humbjen dhe e uron Mitsotakis: Nga një vend prag falimenti, e lashë me 37 mld $ në arkat e shtetit

Alexis Tsipras ka pranuar humbjen dhe ka uruar nëpërmjet një telefonate kundërshtarin e tij politik, Kyriakos Mitsotakis. Në një status të gjatë në profilin e tij në rrjetet sociale, Tsipras ka përshëndetur për herë të fundit si kryeministër në detyrë qytetarët grek duke thënë se respekton vendimin që ata kanë marrë.

"Respektoj vendimin e popullit. Kontaktova Mitsotakis dhe e përgëzovë për fitoren e tij. Në demokraci ndryshimi i qeverisjes është thelbësore. Nuk do të bëjë atë që kanë bërë kundërshtarët e mi, por do të respektoj vullnetin e popullit. Ne luftuan dhe arritëm shumë, gjithmonë me kokën lartë dhe përsëris që pranojmë verdiktin e popullit. Krenarë sepse e dimë që Greqia që i japin qeverisë së re nuk ka të bëjë fare me Greqinë që morëm. 4 vjet e gjysmë më parë, morëm një vend në mëshirën e falimentimit, me fonde të zbrazëta, me papunësi prej 28% dhe një popullsi në varfëri dhe krizë. Sot po lëmë një vend të lirë, me 37 miliardë dollarë për arkat e shtetit, me ritme pozitive të rritjes ekonomike, me normën më të ulët të interesit në histori. Për të sjellë vendin deri ku jemi tani, kemi marrë vendime të vështira dhe me kosto të rënda politike, të cilat po paguajmë sot, shkruan Tsipras.

Ora 20:36
Mitsotakis, kryeministri i ri i Greqisë/ Vjen urimi i parë nga ish- kreu i KE

Ndonëse procesi i numërimit nuk ka përfunduar, Kyriakos Mitsotakis është kryeministri i ri i Greqisë, pasi deri më tani ka arritur që të marrë 158 vende në Parlament nga 300 gjithsej. Urimi i parë vjen nga ish-presidenti i KE, Jean-Claude Juncker.

"Dëshiroj t'ju përgëzoj për fitoren tuaj bindëse në zgjedhjet parlamentare. Ti e di lidhjen time personale me Greqinë dhe njerëzit e saj që kanë duruar kaq shumë gjatë dekadës së fundit. Dinjiteti, elasticiteti dhe angazhimi evropian i grekëve meritojnë respekt", shkruan Juncker.

Mitsotakis i duheshin të paktën 151 vende që të jetë në gjendje të qeverisë pa lidhur koalicion me ndonjë tjetër parti, ndërkohë që deri në orën 20:30 ai ka arritur që të sigurojë 158 vende në Parlament.

Postimi i Juncer në Twitter
Ora 18:29
Zgjedhjet në Greqi/ Demokracia e Re drejt fitores


Sapo janë mbyllur votimet në Greqi. Partia opozitare e Greqisë 'Demokracia e Re' është në rrugën drejt fitores së zgjedhjeve të përgjithshme të parakohshme të vendit, të paktën sipas sondazheve më të fundit të kryera.

E udhëhequr nga Kyriakos Mitsotakis, partia e qendrës së djathtë parashikohet të mposhtë partinë e majtë Syriza të Kryeministrit Alexis Tsipras.

Sipas 'Exit poll', Demokracia e Re fiton 38-42% të votave, ndërsa Syriza parashikohet të fitojë 26.5-31.5%.

Kjo do t'i jepte Demokracisë së Re një shumicë të drejtpërdrejtë, pasi fituesi merr 50 vende shtesë në parlament.

Ndërkohë rezultatet e para pritet që të dalin në orët e vona të mbrëmjes. Tsipras, i cili mori pushtetin në vitin 2015, bëri thirrje për zgjedhje pas humbjes në votat vendore dhe evropiane në maj.

'Exit poll' u mbyllën në orën 19:00 lokale (16:00 GMT) më orën lokale, pas një dite me temperatura të larta, të cilat ngritën shqetësime rreth daljes në votim.

Votimi është teknikisht i detyrueshëm në Greqi edhe pse nuk zbatohet. Gjatë votimit shumë banorë hynë në plazhe për shkak të temperaturave të larta.

Kujtojmë se Demokracia e Re ka premtuar uljen e taksave dhe privatizimin e shërbimeve në vend, e cila ende ndjen efektet e krizës financiare të vitit 2008.

Greqia ka marrë një sërë kredish ose programe shpëtimi gjatë dhjetëvjeçarit të kaluar, të cilën zyrtarisht "doli" në gushtin e kaluar, pasi rritja ekonomike u kthye. Por papunësia e të rinjve mbetet e lartë dhe Demokracia e Re ka fituar shumë nga moshat 18-24 vjeç në mesin e mbështetësve të saj.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Nuk: 08/07/2019 00:32

    O tsipras be si luli. Djeg mandatet dhe vuj flaken athines. Ka lezet, esht mode e re e perhaps the nga kojshit. Po ke i interesuar kontakto lulin per me shum detaje

    Përgjigju
    • adamo311: 09/07/2019 00:51

      Nuk: Mos ofendo Salen, per KRIME Sala eshte The Grandmaster, Luli ka marre zanatin te ai!

  • Elton: 07/07/2019 23:55

    Ja pra sa e thjeshte eshte kultura, qytetaria, dinjiteti njerezor! Ja kjo eshte qe ne shqiptareve na duket larg, na duket ferr, na duket enderr ne sirtar. Keta bandite politikane cfare nuk bejne cfare nuk shikojme e degjojme cdo dite duke e mbajtur pushtetin e tyre te felliqur me cdo mjet! Sa fatkeqe qe jemi si popull, ne te gjithe pa dallim duhet te ngrihemi e ti qerrojme te gjithe keta feudale qe na e kane shpifur! Shikoni o njerez bota qyteteruar shikoni si largohen me nder dhe me respekt per popullin e tyre kurse ky kafsha qe kemi KM i ben vete te gjitha!!!!

    Përgjigju
    • adamo311: 10/07/2019 06:33

      Elton: Kanabisi eshte bime sheruse, por duhet te perdoret me pakice!!!

  • Populli: 07/07/2019 21:17

    Vetum politika shqiptare ashte injorante nuk marrin shemull te kujshit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sot samiti BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, në fokus forcimi i partneritetit dhe rrugëtimi europian (AXHENDA)

Sot samiti BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, në fokus forcimi i partneritetit dhe rrugëtimi europian (AXHENDA)