ATHINË - Kryeministri Aleksis Tsipras ka dhënë zyrtarisht dorëheqjen në një deklaratë të paralajmëruar për mediat ndërkohë që përkohësisht qeverinë për herë të parë do ta udhëheqë një grua,Vassiliki Thanou-Christophilou aktualisht kryetare e Gjykatës së lartë greke.
"Shumë prej deputetëve tanë u larguan për shkak të marrëveshjes së arritur, prandaj unë jap dorëheqjen për t'ju dhënë juve mundësinë për të vendosur për të ardhmen tonë."-deklaroi Tsipras duke iu drejtuar popullit grek.
Sipas Tsipras anëtarët e SYRIZA që i dolën kundër kërkuan rikthimin dhraminë, e kjo për të ishte e pa pranueshme.
“Anëtarët e partisë SYRIZA kërkuan rikthimin e Dhramisë . Sukseset dhe dështimet do t’i gjykojë populli tashmë.”-tha Tsipras.
"Populli grek do të gjykojë marrëveshjen me kreditorët."- tha Tsipras duke shtuar se tashmë i takon popullit të vendosë nëse ai dhe qeveria e tij ka vepruar mirë, apo gabim.
Pas dorëheqjes së Tsipras nga drejtimi i qeverisë Greqia shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme, të cilat parashikohen të mbahen pas një muaji, më 20 shtator të këtij viti.
Në deklaratën e dorëheqjes Tsipras u ka kërkuar grekëve që ta mbështesin sërish në zgjedhjet e parakohshme që pritet të mbahen më 20 shtator. Ai shprehet se është krenar për atë çfarë ka arritur në marrëveshjen me Eurogrup.
“I kërkova PE-së që të na ndihmojë për çështjen e borxhit. Krenar për atë që bëra, kemi shumë beteja përpara. Europa nuk është më e njëjta, unë jam optimist, kërkoj votën tuaj.”- tha Tsipras.
Dorëheqja siç e shpjegoj edhe vetë Tsipras lidhet si përgjigje e përçarjes që është krijuar brenda partisë së tij SYRIZA, pas miratimit të paketës së tretë të ndihmës me votat e opozitës. SYRIZA bashkë me aleatët ka 162 vende në Parlament nga 300, “dezertuesit” janë 40, çka tregon se Tsipras nuk është më në krye të shumicës. Edhe paketën e tretë të ndihmës ai e kaloi duke marrë votat e opozitës.
Një ditë pas dorëheqjes së Tsipras anëtarët e Syriza tërhiqen për të formuar një parti të re
Një ditë pasi Alexis Tsipras dorëzoi mandatin e kabinetit të tij tek Presidenti i vendit rebelët e majtë në koalicionin Syriza në Greqi janë larguar përfundimisht nga qeveria tashmë e dorëhequr për të formuar një parti të re me vetëm 25 deputetë në detyrë.
Zëvendëskryetari i Parlamentit ka bërë me dije vendimin ndërkohë që mësohet se partia e re do të quhet “Uniteti Popullor” dhe do të kryesohet nga Ish-ministri i Energjisë, Panagiotis Lafazanis, kreu i fraksionit të ekstremit të majtë brenda Syrizas, që sfidoi thirrjen e kryeministrit në largim të Greqisë për të mbështetur programin e tretë të shpëtimit të vendit.
Me 25 deputetë në Parlamentin ende të pashpërndarë, partia e re do të përbënte bllokun e tretë parlamentar në Kuvendin me 300 vende, duke zbritur më poshtë në rend “To Potami”-n e qendrës dhe “Agimin e Artë” të ekstremit të djathtë, dy parti që kanë nga 17 deputetë
Ora 17:36 Në krye të qeverisë teknike kryetarja e Gjykatës së Lartë
Për të rihyrë në zgjedhje Tsipras duhet të jepte formalisht Në këtë pikë qeveria kalon në dorë të kryetares së Gjykatës së Lartë greke, 65-vjeçares Vassiliki Thanou-Christophilou.
65 - vjeçarja do të ketë edhe detyrën që të formojë brenda një kohe të shkurtër një qeveri teknike deri formimin e qeverisë së që do të dali pas zgjedhjeve që parashikohen të mbahen më 20 shtator.
Ora 17:25 Ja skenari i dorëheqjes së Tsipras
Me anë të dorëheqjes Tsipras synon që të arrijë të marrë sërish një mandat edhe më të fortë para se të fillojë të aplikojë masat që parashikon paketa e tretë e ndihmave.
Në zgjedhjet e 25 janarit 2015, SYRIZA arriti të marrë 36,34% të votave.
Sipas sondazheve të 24 korrikut SYRIZA është akoma parti e parë me 33,6%, por sërish nuk do të kishte shumicën absolute. Përkundrazi zërave të orëve të fundit “disidentët” e SYRIZ-ës kanë qenë duke pritur daljen në zgjedhjet e parakishme për të deklaruar krijimin e një partie të re.
Ora 17:15 Dervishi: Dorëheqja e Tsipras s’ndikon në marrëdhëniet tona
Në një lidhje telefonike për A1 Report, ambasadori shqiptar në Greqi ndërsa deklaroi se dorëheqja e Tsipras ishte e pritshme, theksoi se kjo nuk do të prekë marrëdhëniet mes dy shteteve,duke shtuar se “Marrëdhëniet mes dy vendeve kanë rrjedhën e tyre, në shumicën e rasteve nuk varen kush është në qeveri.”
“Nuk është e papritur. Është një proces që ka muaj që po ecën në të drejtim. Vendimi i parë për të çuart në përforcimin e qendrës së SYRIZA. Këto muaj e kanë bërë të pamundur qeverisjen e Tsipras. Pas referendumit , Tsipras dhe SYRIZA po mbeteshin jashtë premtime të bëra dhe po shkonin drejt pranimit të gjitha kushteve. Kjo shkaktoi përçarjen në parti. Në shtator, maksimumi tetor do të kemi zgjedhje të parakohshme. Është një situatë mjaft e vështirë. Zgjedhjet e parakohshme janë të padëshirueshme nga kreditorët. Marrëdhëniet mes dy vendeve kanë rrjedhën e tyre, në shumicën e rasteve nuk varen kush është në qeveri.”- tha ambasadori shqiptar në Athinë, Dashnor Dervishi.
/Shqiptarja.com

VIDEO