Tsipras paraqet planin politik të Syriza-s: Për një qeveri progresive! Paralajmëron lehtësime për marrjen e nënshtetësisë nëse vjen në pushtet

Tsipras paraqet planin politik të Syriza-s: Për një qeveri progresive! Paralajmëron lehtësime për marrjen e nënshtetësisë nëse vjen në pushtet

Aleksis Tsipras

GREQI- Kryetari i Syriza-s, Aleksis Tsipras, ka paraqitur planin e tij politik duke e cilësuar si të domosdoshëm për “rifillimin” dhe “rigjenerimin" kombëtar me sloganin qendror “Për të rikthyer drejtësinë”.

Teksa parashtroi 6 pikave kryesore të asaj çka plani parashikon gjatë fjalimit tradicional të partisë më të madhe të opozititare në panairin e Selanikut, ai foli dhe për riformimin e integrimin social të emigrantëve.

“Integrimi social i emigrantëve është një shtyllë e nevojshme për të përballuar krizën demografike në të gjithë botën perëndimore .Duhet të bëhet edhe në vendin tonë në bazë të një plani.”, u shpreh Tsipras.

Tsipras tha se në se do të vijë në fuqi partia e tij, do të ndryshojë  procesin e marrjes së nënshtetësisë.

“Do të vendosim natyralizimin, me një proces duke marrë jo çdo kënd në intervistë, por me një përzgjedhje të rastësishme , ata persona që vërtetojnë  me dokumenta të ligjshme se kanë 25 vjet qëndrim në Greqi dhe ata që kanë lindur fëmijë në Greqi dhe këta fëmijë, në bazë të ligjit, kanë marrë nënshtetësinë greke.”,  u shpreh lideri i partisë Syriza.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 'Më mirë Gjini se Pjerini'! Rithemelimi, këngë për Gjin Gjonin (VIDEO)

VIDEO/ 'Më mirë Gjini se Pjerini'! Rithemelimi, këngë për Gjin Gjonin (VIDEO)