Tsipras riformaton qeverinë pas
miratimit të paketës së shpëtimit

Tsipras riformaton qeverinë pas<br />miratimit të paketës së shpëtimit
Aleksis Tsipras është i vendosur t’i shkojë deri në fund reformave të Brukselit. Ai nuk do të tolerojë askënd, që është kundër masave shtrënguese të propozuara nga Europa. Këtë e ka zbatuar mbrëmjen e djeshme ku ndryshoi pjesën më të madhe të kabinetit të tij qeverisës, të cilët i dolën kundra edhe në Parlament.
 
Shkarkimet dhe emërimet janë të lidhura me strukturat më të larta të SYRIZA-s. Midis tyre është edhe ministri i energjisë Panajotis Lafazanis, një profil shumë i lartë i partisë së tij, i cili do të zëvendësohet nga Panos Skurletis.
 
Ka mbetur i pandryshuar posti i ministrit të financave euklid Tsakalotos, një dijetar i ekonomisë marksiste. Zëvëndësja e tij Nadia valavani, e cila dha dorëheqjen të mërkurën më anë të një letre të hapur drejtuar Tsiprasit, u zëvendësua nga zëdhënësi i Syrizas Gabriel Sakelaridis.
 
Aktori popullor Pavlos Haiklais ,bëhet zëvendësministër i sigurimeve shoqërore, një rol delikat i cili prek reformën e pensioneve, nevojën për të rritur kontributet e sigurimeve shoqërore si dhe rritjen e moshës së pensionit për të gjithë, por nuk ka asnjë të dhënë të veçantë në kurrikulumin e Haikalis, përveç teatrit dhe dramave televizive.
 
Politika e Athinës prej ditësh gëlonte nga zërat e lartë brenda SYRIZA-s kundra vendimeve të Tsiprasit. Parashikohet se jeta e kabinetit të ri të formuar nga Tsipras nuk do të zgjasë më shumë se 3 muaj dhe ka të ngjarë që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Me riorganizimin e ri Tsiprasit i mungojnë burimet njerëzore sistemin e drejtësisë dhe kodin civil , 2 sektorë që kërkojnë reformim të shpejtë sipas direktivave të Brukselit
 
Pavarësisht se shkeli referendumin popullor shefi i qeverisë greke lajmëroi ,se të hënën të gjithë bankat e vendit do të jenë të hapura pavarësisht shtrëngesave ekonomike.

Më poshtë vijon përbërja e qeverisë së re greke:
Kryeministër Aleksis Tsipras
Zëvendëskryeministër Janis Dragasaqis
Ministër I Brendshëm Nikos Vucis
Ministër I Ekonomisë Jorgo Stathaqis
Ministër I Energjisë Panos Skurletis
Ministër I Financave Euklid Cakalotos
Ministër I Arsimit Aristidhis Baltas
Ministër I Punës Jorgo Katrugalos
Ministër I Shëndetësisë Panajotis Kurumblis
Ministër I Jashtëm Nikos Koxias
Ministër I Mbrojtjes Panos Kamenos
Ministër I Drejtësisë: Nikos Parashqevopulos
Ministër Shteti Kundër Korrrupsionit Panajotis Nikoludhis
Minister Shteti për Koordinimin e Punës së Qeverisë Alekos Flamburaris
Ministër Shteti Nikos Pappas
Zëdhënëse e qeverisë Olga Jerovasili.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim