SERBIA- Kryeministri i Greqisë, Aleksis Tsipras gjatë një konference të përbashkët me presidentin serb Aleksandar Vuçiç u shpreh hapur kundër krijimit të ushtrisë së Kosovës dhe taskës 100% për mallrat serbe.
Sipas Tsipras, nismat e fundit të Prishtinës nuk kontribuojnë në stabilitetin e rajonit, por shkaktojnë destabilizim.
Bashkë me homologun patëm rastin të flasim për ngjarjet më të fundit në Kosovë. Veprimet e tyre janë të papranueshme. Dua të dërgoj një mesazh dënimi ndaj veprimeve që i hedhin benzinë zjarrit dhe të mbështes Republikën e Serbisë, e cila është gjithmonë në përpjekje për të gjetur një zgjidhje.
Aleksis Tsipras, kryeministër i Greqisë
Krijimi i ushtrisë së Kosovës u miratua nga Kuvendi më 14 dhjetor me 106 votat e deputetëve të pranishëm, përveç atyre të Listës serbe. Ndërsa rritja e taksës me 100 për qind ndaj produkteve serbe u miratua më 21 nëntor në mbledhjen e qeverisë së Kosovës, vendim i cili ngjalli reagime të shumta nga ana e përfaqësuesve ndërkombëtarë.
-
Tsipras me prejardhje Arvanite e Vucic me gjake Shqiptare nga babai po mundohen te bejne Alianze kunder Shqiptareve. Hajde politik hajde,ju kane mbete ne fyt planet kunder gjakut Shqiptare,le te cjerren si qente e terbuar ketu jemi dhe do te jeme ne token tone te shenjte me gjake te paster Shqiptaresh. Rrofte Shqiperia
Përgjigju -
Do vij dite me marr tokate tone nje di.
Përgjigju -
Lejo shqiptaret autokton te Camerise te shkojne ne tokat e tyre dhe te ngrjne varrezat e te masakruar nga ju atje.Leri te tjerat se nuk i gjykon dot ti.
Përgjigju -
Sot jam me i qete se kurre per te ardhmen e ndritur te Kosoves. Kur te shajne armiqte e tu nuk ka gje me te mire per te kuptuar se je ne rrugen e duhur per kauzen tende.
Përgjigju







Komente
Komento