Tsunami vullkanik në Indonezi, shkon në 281 numri i viktimave, 1016 persona të plagosur (VIDEO)

Ka arritur në 281 numri i viktimave pas tsunamit vullkanik, që shkatërroi disa hotele dhe qindra banesa në Indonezi.

Një zëdhënës i agjencisë së tragjedive natyrore deklaroi se 1,016 persona kanë mbetur të plagosur pasi tsunami goditi zonën e Sunda Strait gjatë mbrëmjes të së shtunës. Deri më tani 57 persona konsiderohen të humbur por ky numër pritet të rritet.

Mësohet se vullkani Ana Krakatau shpërtheu edhe të dielën duke hedhur tym dhe hi.

Mes personave të shpëtuar është një djalë 5 vjeç i cili u gjet nën rrënojat e një shtëpie në veri të zonës Labuhan.

Një grup muzikor i muzikës pop humbi jetën pasi u godit nga tsunami, tek sa ata performonin, në skenë në breg të detit.

Video nga tsunami në Indonezi

Një zëdhënës i Agjencisë Kombëtare të Menaxhimit të Fatkeqësive natyrore, Sutopo Purëo Nugroho, gjatë një konferencë shtypi,  paralajmëroi të dielën se ekziston rreziku që tsuname të tjeratë godasinn vëndin, përsa kohë vullkani vijon të mbetet ende aktiv, raporton BBC.

“Ne po i këshillojmë njerëzit që të mbeten të kujdesshëm”, tha Sutopo. Agjencia për Meteorologji, Klimë dhe Gjeofizikë u rekomandon personave që jetojnë afër zonave bregdetare, të pezullojnë të gjitha aktivitetet detare dhe të qëndrojnë larg brigjeve për një periudhë” ka thënë ai.

Vullkani Krakatau ka shkaktuar një nga shpërthimet më vdekjeprurëse të historisë, edhe në vitin 1883 që la të vdekuar mbi 36,000 njerëz. 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?



×

Lajmi i fundit

Rusia dënon me mbi 4 vjet burg ish punonjësin e konsullatës amerikane

Rusia dënon me mbi 4 vjet burg ish punonjësin e konsullatës amerikane