'Tubi e mban në jetë!'  Pas historisë në 'Pa Gjurmë' Ministria e Shëndetësisë merr në 'dorë' fatin e 13-vjeçares

Historia e trishtë e 13-vjecares nga një fshat i Divjakës, e lindur me një sëmundje të rrallë në frymëmarrje, preku mjaft teleshikues në emisionin’’Pa gjurmë’’, mbrëmjen e së enjtes ç’ka solli edhe reagimin e Ministrisë së Shëndetësisë. Kjo e fundit reagoi nëpërmjet zëdhënëses për media për të nisur procedurat, por fati i vogëlushes nuk dihet ende, nëse do t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale apo do jetojë me kanjulën, tubin që e mban në jetë.

Xh.Ç është vajza 13-vjeçare që fati e përballi me sëmundjen e rrallë që kur erdhi në jetë. Ajo u lind në maternitetin e Beratit, në vitin 2006, kur u diagnostikua me sëmundjen e 'laringo malice', një problem në frymëmarrje. Sapo kishte mbushur 1 vjeç, iu desh t’i nënshtrohej një ndërhyrje kirurgjikale në vitin 2007. Pas ndërhyrjes prindërit shpresuan se ajo do të bëhej më mirë. Mjekët i thanë asokohe se sëmundja do të kalonte me rritjen e së bijës, por kjo gjë nuk ndodhi. Tubi që e mban në jetë është shpëtimi i vetëm i saj. Për të dhe familjen e saj nuk ka qenë aspak e lehtë. Përpos vështirësive ekonomike, prindërit kanë bërë gjithçka kanë pasur mundësi, e kanë ndjekur dhe në spitale private. Dilema më e madhe për të cilën nuk kanë gjetur ende zgjidhje është a do të jetojë gjithë jetën me tub  kjo 13-vjeçare? Mjekët ende nuk kanë arritur në një përfundim.

'Që ditën që ka lindur ka pasur atë problem. Kam qëndruar 7 ditë në maternitet. Kur ishte tre muajshe e dërguam në QSUT te 'Nënë Tereza', në Tiranë. Çdo tre muaj kur bllokohej i kam përdorur ultrakorten. Si mbushi 14 muajshe ajo u bllokua. E çuam në Berat dhe atje nuk i kaloi. Mjekët na thanë ka ngushtim frymëmarrje dhe do t'i kalojë. 24 orë e mbajtëm në Berat, më pas e dërguam sërish në reanimacion në Tiranë, ku qëndruam tre javë. Mbahej me anë të një tubi. Mjekët na thanë për t’i shpëtuar jetën duhet t'i shpojmë laringun. Vazhdova me këtë epikrizë tek privati. Atje prapë nuk më dhanë një rrugëzgjidhje. Është një operacion të cilin nuk e kanë marrë përsipër mjekët, këtu në Shqipëri. Nuk kemi marrë një përgjigje të saktë. Ju bëj thirrje mjekëve të më japin një zgjidhje, të mos sorollatem. Nuk kemi marrë një përgjigje, nëse do t’ia heqim tubin apo do ta mbajë gjithë jetën. Mbase se ka riskun për ta mbajtur' rrëfeu e përlotur Alide Çili, nëna e 13-vjeçares në studion e emisionit ’’Pa Gjurmë’’ në Report Tv.

Për shkak të vështirësive ekonomike, familjes iu desh që të zhvendosej nga një fshat i Beratit drejt fshatit Zharnec të Divjakës, aty ku kishte mundësi të ndihmohej nga dy gjyshërit nga nëna. Një moment i vështirë për 13-vjeçaren ishte natën e ndërrimit të viteve, kur tubi këputet dhe 4 orët udhëtim deri në Tiranë për ta sjellë me frymën gjallë deri në spital.

"Ajo ishte fëmija i parë, ishte e dhimbshme. Doktoresha që bëri operacionin tha që do t’i kalojë me rritje. 3 vite nuk i kishim ndërruar tubin, kanjulën. Një ditë kanjula i këputet. Një pjesë iku poshtë, tjetra mbeti lart. E kam sjellë në jetë për 4 orë në Tiranë. Ishte Viti i Ri dhe e mbajtëm ashtu, se nuk kishte njeri ta prekte me dorë. Të nesërmen u mblodhën mjekët dhe e nxorën. Para 4 vitesh në vitin 2016, në moshën 9-vjeçare e mbajtëm të shtruar dhe u bë prova e parë, duke ia hequr për katër ditë tubin. Ditën nuk e kishte problem, por natën gërhiste. Mjekët ia vendosën prapë dhe më thanë se nuk bëhet. Vajza më pyet 'Po unë a do të shërohem?' rrëfeu nëna

Një herë në vit ka nevojë për ndërrimin e tubit, ndërsa prindërit ia sigurojë në Greqi, pasi këtu nuk kanë gjetur.

Sot, 13 vjeçare me shumë ëndrra dhe dëshira për jetën, e detyruar të jetojë me këtë problem në frymëmarrje, ia vështirëson përditshmërinë e saj. Ajo ndjek shkollën rregullisht, por shpesh has vështrimet e çuditshme që i hedhin njerëzit. Kur folëm për herë të parë, njohëm një 13-vjeçare plot energji me një zë të ëmbël dhe plot shpresë.

'Jam në klasën e tetë. Ca goca më përkrahin, ca të tjera jo sepse jam me këtë tub. Shoqja e bankës me do shumë, por ca të tjera jo. Kur të rritem dua të bëhem parukiere, që të kem shumë të ardhura. Unë i them të gjithë shokëve dhe shoqeve, të më ndihmojnë dhe të shërohem si ata. Sepse kur iki në ekskursion të gjithë e ngrenë dorën unë jo, pasi jetoj me këtë tub dhe mami dhe babi kanë frikë', përlotet vajza.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja