Gazetari investigativ i Report Tv, Artan Hoxha zbuloi për emisionin "Repolitix" se është kërkuar nga disa qytetarë zhvillimi i një tubimi në Gjirokastër për shqiptarët e vrarë në Greqi ditët e fundit. Data e tubimit është zgjedhur 8 dhjetori, pikërisht ditën kur në Bularat do mbahet një ceremoni nga minoritarët për Konstandin Kaçifa, ekstremisti i vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me RENEA-n mesditën e 28 tetorit.
Artan Hoxha thotë se tubimi është kërkuar të zhvillohet përpara konsullatës në qytetin e Gjirokastrës pranë sheshit të heroit Çerçiz Topulli, por autoritetet nuk kanë dhënë leje.
Ka edhe një iniciativë tjetër nga disa qytetarë të cilët janë mjaft të zhgënjyer nga qëndrimi që kanë mbajtur deri dje autoritetet shqiptare jo vetëm për Kaçifën, por edhe për ngajrjet e fundit që kanë ndodhur në Greqi, humbjen e jetës së 7 shtetasve shqiptarë në 2 javët e fundit. Është lajmëruar për në datën 8 dhjetor, ditën kur do mbahet një ceremoni përkujtimore për Kaçifën. Në sheshin "Çerçiz Topulli" i cili ndodhet përpara konsullatës greke, është njoftuar një tubim i cili synon që të grumbullojë sa më shumë shqiptarë me simbole kombëtare. Edhe pse është kërkuar një leje për këtë tubim, për 48 orë me radhbë policia e Gjirokastrës nuk ka miratuar grumbullimin për në datën 8. Nga kontakti që kam pasur sot me organizatorët, më kanë thënë se tubimi do zhvillohet sipas orarit dhe vendit të caktuar. Janë bërë ftesa në rrjetet sociale për një prani të madhe të shtunën e 8 dhjetorit në shesh në Gjirokastër.
Artan Hoxha, gazetar investigativ i Report Tv
Gjithashtu gazetari investigativ raporton se Gjirokastra do jenë në shtetrrethim nga forcat e rendit para dhe pas ceremonisë së minoritarëve në Bularat për të 40-at e Kaçifës. Siç raporton Artan Hoxha, forca të shumta të anti-terrorit ndodhen përgjatë kufirit të gjelbër me Greqinë (Lexo këtu), për të parandaluar hyrjen në territorin shqiptar të ekstremistëve grekë, ndër ta edhe persona që tashmë janë shpallur "non grata" nga autoritetet shqiptare. Fjala është për listën me 54 persona që u ndalohet hyrja në vendin tonë, por gjithashtu ekziston edhe një listë tjetër shumë më e gjërë se kjo, për persona të identifikuar si aktivistë antishqiptarë.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Mars, 08:02
Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?
-
Shumë
72.7%
-
Pak
20.6%
-
Nuk kam mendim
6.7%
Vota total: 568
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Repolitix’/ Konomi: Politika s’e respekton Kodin e Etikës! Bashës i janë shtuar klikimet! Muça: Rama po projekton opozitën! Dhuli: Klikimet nuk sjellin vota
25 Mars, 21:29
-
Basha replikë Ramës nga Report Tv: Ku i ke shokët?! Ke frikë nga e vërteta, gati për debat live! Vota për Berishën, shkon për Metën dhe rrangallat e korrupsionit (VIDEO)
25 Mars, 17:27
-
Spahiu tallet keq me Berishën: Thotë do heqë vizat amerikane, kush e ha propagandën! Si Saliu si Rama e dinë që tani rezultatin e 11 majit
18 Mars, 22:04
-
Masa e Veliajt në Apelin e GJKKO, analisti Meçaj në Repoltix: Ja pse këta duan ta mbajnë Erion Veliaj në burg, nuk ekzistojnë kushtet që ai të arratiset
11 Mars, 22:10
-
Spahiu: Gjykimet e Veliajt, Metës dhe të tjerëve duhet bëhen me dyer të hapura për publikun dhe mediat
11 Mars, 21:28
-
SHBA-Ukrainë në ‘Repolitix’/ Galdini: Trump po bën ‘njeriun e çmendur’, Ukraina do humbasë 40% të territorit! Bimo: Frikë për autoritarizëm! Tafani: Buxhetin e ka Kongresi
5 Mars, 21:30
-
Debati në ‘Repolitix’, Kthupi: Ilir Meta lirohet sapo fiton mandatin! Valteri: Nuk del pa u betuar në Parlament! Muça: Ndaj u fut te listat e mbyllura! Çaça: Topi i kalon SPAK!
4 Mars, 21:31
-
Marrëveshja e detit në 2009 me Greqinë, Meçollari në ‘Repolitix’: Më e keqja, s'mund të kthehet! Meçaj: Berisha do mbështetet nga Athina pas mitingut elektoral
25 Shkurt, 22:13
-
Meçe: Berisha kontrollon SPAK, prokurori i Veliajt politik! Elezi: Këta janë zhytur, s’ka Trump që i nxjerr nga bataku! Varaku: Kushdo që fiton, do e zhbëjë
19 Shkurt, 22:54
-
‘Repolitix’/ Meçe: Primaret e PD në dorën e kasapit Flamur Noka! Elezi: Berisha nuk largohet vetë, duhet mundur, listat mbahen sekrete! Dhuli: PD i ndërron gjithmonë deputetët
19 Shkurt, 21:48
-
Protesta për Veliajn/ Beqiri: Kreu i GJKKO s’i çoi shkresë SHBA e Britanisë sepse i kanë shpallur ‘non grata’ Berishën, i politizuar! Galdini: SHBA nuk ikën! Tafani: Trump u tërhoq! Logu: Rama bën fushatë
18 Shkurt, 21:46
-
Politikat e Arsimit të Lartë 2030, Rama prezanton dokumentin: Thyejmë murin ndarës me BE-në! Kemi 5-fishuar financimin e kërkimit shkencor! Janë rihapur Doktoraturat
18 Shkurt, 12:27