Zeneli në '45 minuta': Meta kërkon të marrë rolin e lidershipit të opozitës! Vetting edhe në media, influencë negative në 30 vite (VIDEO)

Deputeti i Opozitës parlamentare Alban Zeneli e ka cilësuar tubimin e thirrur nga presidenti Meta më 2 Mars si një përplasje fiktive që bëhet për kapjen e Gjykatës Kushtuese, ndërsa thekson se qytetarët nuk duhet të përfshihen në këtë përplasje mes Qeverisë dhe Kreut të Shtetit. I ftuar në emisionin '45 minuta' i pyetur nga gazetari Denis Minga se çfarë synohet me tubimin e 2 marsit, Zeneli tha e Meta po përpiqet të bëhet një lidership i opozitës shqiptare duke luftuar në të dy krahët si majtas dhe djathtas. Sipas deputetit Zeneli, kreu i shtetit si një njohës i mirë i politikës, po mundohet të plotësojë boshllëkun që la opozita me largimin nga institucionet.

'Nuk besoj se kjo lloj përplasje për kapjen e  Kushtetueses nuk duhet të jetë preludi për të nxjerrë njerëzit në shesh. Qytetarët nuk duhet të bëhen pjesë e një përplasje fiktive që bëhet për kapjen e Gjykatës Kushtetuese. Ne jetojmë në një sistem demokratik që ka institucionet që ndërtohen përmes rregullave dhe ligjeve. Janë këto rregulla që përcaktojnë mirëfunksionimin e tyre. Ne duhet të zbatojmë dhe të flasim vetëm në bazë të ligjeve të shkruara dhe të miratuara me dëshira apo jo, dhe jo të bëjmë retorika luftuese për interesat personale.  Meta si nojhës i mirë i politikë po mundohet të jetë pjesë nevralgjike e politikës sidomos kur në të kishte një pjesë bosh e lënë nga opozita. Ai po mundohet ta plotësojë këtë dhe të behet dhe një lidershp i opozitës shqiptare. Meta po mundohet të jetë lidership edhe majtas edhe djathtë dhe se cilin rol do të fitojë më lehtë këtë unë nuk e di', tha Zeneli.

Alban Zeneli, i cili është dhe nënkryetar i komisionit të hetimit për shkarkimin e Presidenti Meta, foli dhe për mundësinë e shpërndarjes së parlamentit nga kreu i shtetit. Zeneli tha e presidenti nuk ka asnjë kompetencë të tillë dhe nëse e bën atëherë do të jetë një shkelje e rëndë kushtuese që do të shtohen si objekt hetimi për shkarkimin  e tij.

'Për të qenë i sinqertë nuk besoj se Meta do shpërndajë parlamenti. E para nuk e ka në asnjë rresht të Kushtetutës mundësinë dhe tagrin për ta bërë këtë gjë.  E dyta, nëse bën kjo është një shkelje shumë e rëndë.  Dhe nëse e bën ky dekret do vijë për miratim në parlament që do rrëzohet nga Kuvendi. por kjo shkelje e rëndë e tij nëse bëhet do të futet në komisionin për shkarkimin e tij', tha Zeneli.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:09
Arrestimi i Henri Çilit, deputeti i opozitës: Vetting dhe në media, të gjithë duhet të jemi subjekt i reformës në drejtësi

1582905626_zeneli.jpg

Deputeti i opozitës Parlamentare Alban Zeneli ka folur për arrestimin e Henri Çilit, duke thënë se drejtësia duhet të shkojë deri në fund. Në lidhje me reformën në drejtësi dhe vettingun, ai tha se dhe media duhet të bëhet pjesë e saj pasi në këto 30 vite është parë influenca e madhe dhe negative që ajo ka pasur në dëm të shoqërisë shqiptare.

'Në këto 30 vite jemi mësuar me njerëz të paprekshëm në çdo fushë dhe nuk është e arsyeshme që të bëhet vetting vetëm në drejtësi e polici, por dhe media e institucione të tjera të kalojnë në vetting. Media ka pasur një ndikim negativ dhe influencë në lidhje me shumë vendime duke dëmtuar shoqërinë shqiptare. Unë e njoh Çilin vetëm nga media dhe uroj që e vërteta dhe e drejta të shkojnë deri në fund. Reforma në drejtësi nuk ka pse merret vetëm me njerëz dytësor apo tretësor të krimit të organizuar, por çdo njeri duhet të jetë i barabartë para ligjit dhe subjekt i tij', tha Zeneli.

Botuesi dhe pronari i UET-së, Henri Çili u arrestua nën dyshimet se ka ndërhyrë në Gjykatën e Lartë për të siguruar favore për dy vëllezërit Arbjon dhe Alban Aliko, i pari i dënuar me burgim të përjetshëm dhe i dyti me 17 vite e 6 muaj burg, me vendim të formës së prerë, për vrasjen e një efektivi të policisë në Lazarat, gjatë aksionit të vitit 2015 kundër kultivimit të marijuanës.  Henri Çili është vënë nën akuzë për veprat penale “Mashtrimi”, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm tek gjyqtari”, dhe “Pastrim të produkteve të veprës penale”. 

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Linert: 28/02/2020 19:23

    Mediat duhet te kontrollohen me nje ligj te posacem,sepse nje pjese e mire e gazetareve gjobvenes jane pasuruar mbi presionet, shantazhet,gjobat etj.Si valle i kane bere pasurite marramendese.Ka nevoj per ligj teper te fuqishem.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat