Në ditën e 37-të të protestës përpara Kryeministrisë, një qytetare u bëri thirrje pjesëmarrësve të ruajnë karakterin paqësor të tubimit, duke theksuar se dhuna do të dëmtonte misionin e tij.

Në fjalën e saj, ajo e cilësoi situatën në vend si një "diktaturë oligarkike" me përmasa ndërkombëtare, duke deklaruar se "koka është vetë qeveria". Sipas saj, protesta duhet të mbetet paqësore, pasi vetëm kështu mund të arrihet qëllimi i saj.

 “Nëse rrëshqasim në dhunë dështon misioni i kësaj proteste, e cila kërkon fundin e këtij tranzicioni. Ky tranzicion është një diktaturë oligarkike, është e një oligarkie të ngritur në nivelin e një mafia ndërkombëtare! Dhe koka është vetë qeveria,” deklaroi ajo prerë.

Duke e krahasuar situatën aktuale me të kaluarën e errët të vendit, ajo vuri në dukje se kjo protestë ka prodhuar tashmë një vlerë të madhe që nuk duhet humbur: zgjimin e vetëdijes popullore pa ndërmjetës politikanësh.

“Rrëzimi i Ramës është detyrë e protestës, jo e institucioneve që mund të ngrihen në emër të protestës. Pasi të rrëzohet Rama, atëherë të ngrihen institucione, qoftë edhe një Kuvend i protestës! Këtë vlerë solli protesta”, u shpreh ajo.


Lajmi kryesor:

Protesta/ Organizatorët: SPAK të hetojë librin ‘Albanian Files’, aty janë krimet e Ramës! Qytetarë vetorganizohuni, mos prisni nga mikrofoni jonë! Shkojnë te drejtoria e Policisë