Zëvendëskryeministri Erion Braçe e cilësoi reagimin e ambasadores së SHBA për përdorin e flamurit amerikan nga presidenti Meta në tubim, si shpullën e parë amerikane ndaj tij dhe tubimit që organizoi.

'Shpulla e pare amerikane: E surprizuar te shihja flamurin amerikan ne “manifestimin” e sotëm....... .......nuk kemi te bëjmë fare me “manifestimin” e sotëm!

I referohet mitingut te Presidentit te Republikës.' shkruan Braçe.

Gjatë tubimit Meta sulmoi ashpër ndërkombëtarët duke e cilësuar si 'organizatë mafioze që kanë luajtur ndër vite me sovranitetin tonë', por i menjëhershëm ka qenë dhe reagimi amerikan duke u distancuar nga 'manifestimi' i kreut të Shtetit Meta, duke u shprehur se SHBA nuk ka të bëjë me manifestimin e sotëm.

1583170860_meta1.jpg