Tubimi i opozitës, pritet procedimi i 31 protestuesve, mes tyre edhe kryeredaktori i ‘RD’

TIRANE-31 persona që morën pjesë në protestën e opozitës, mes tyre edhe kryeredaktori i ‘RD’ Bledi Kasmi pritet që të procedohen nga policia për incidentet ditën e shtunë në tubimin para Kryeministrisë dhe Ministrisë së Brendshme.

Policia e Shtetit e ndihmuar nga ekspertë të huaj po analizon të gjitha pamjet nga protesta për të filluar më pas procedimet. Nga të dhënat e para mësohet se numri i personave që do të akuzohen për kundërshtim dhe goditje të policëve është 31.

Mes tyre është edhe kryeredaktori i ‘RD’ Bledi Kasmi, pasi sipas të dhënave nga grupi hetimor nga analizimi i pamjeve rezulton se ka goditur dhe kundërshtuar policët. Gjatë protestës ai mbeti i lënduar, pasi goditi me kokë rrjetën me të cilën shtyu policët para Ministrisë së Brendshme.

Ditën e shtunë në krye të grupit të protestuesve të dhunshëm ishte edhe kryeredaktori i RD, Bledi Kasmi, i cili siç shihet në videon e Report TV, shtyn personalisht barrierën metalike drejt forcave të rendit, për të çarë atë.

Në këtë moment ai merr si kundërpërgjigje një goditje me shkop gome nga një efektiv i Forcave Speciale që ndërhyri për t'i sprapsur. Sipas videos një goditje tjetër ka marrë dhe një protestues i dytë. Pra, Bledi Kasmi nuk ishte në krye të protestës si gazetar, por si protestues aktiv.

//Shqiptarja.com

Komente

  • edi: 28/05/2018 18:00

    Ca palllosh gaetrai je ti more, turp te kesh, po a ke familje?protesto bej foto e video jo te gjuash ama!Se e shikon keshtu jeni ju demokratet ia fusni njeri tjetrit!

  • peoples: 28/05/2018 16:30

    Do ishte mire ta linin ne vend ate njeriun e shemtuar goja e madhe hunda si Shaban Qoses shpirti sterr i zi Llapaqen qe kerkon te fshihet nen petkun e gazetarit.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë