Tubimi i opozitës nesër/ Ambasada e SHBA: Mund të ketë dhunë, shmangni protestën

Tubimi i opozitës nesër/ Ambasada e SHBA: Mund të ketë dhunë, shmangni protestën

Ambasada e SHBA

Ambasada e SHBA me anë të një njoftimi këshillon qytetarët e saj për të mënjanuar qarkullimin në disa prej pikave të Tiranës ku pretendohet se nesër do të jenë të populluara nga protestuesit e opozitës. Në njoftim thuhet se protestuesit do të mblidhen në orën 9:00 të mëngjesit në sheshin Zogu i Zi, Qytetin Studenti, Stadiumin Selman Stërmasi si dhe rruga përballë parlamentit George Ë. Bush, i cili është destinacioni final i protestuesve.

Gjithashtu ambasada paralajmëron qytetarët amerikanë se nesër pritet të ndodhë një demonstratë kundrejt qeverisë shqiptare duke kujtuar se një protestë e ngjashme vetëm 4 ditë më parë u kthye në një demonstratë të dhunshme. 

Po ashtu, ambasada e SHBA bën me dije se protesta nuk ka një afat kohor të tejzgjatjes si dhe paralajmëron se vendi i protestimit mund të ndryshojë ditën e nesërme. Dje ishte pikërisht ambasada e SHBA e cila këshilloi opozitën t'i japë fund thirrjeve për dorëheqje të mandateve si dhe mos ndërpresë zhvillimin e rëndësishëm të Shqipërisë. Pavarësisht reagimit jo vetëm  

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja