TIRANE - Në të njëjtën kohë kur ish-të përndjekurit politik kryenin tentativat për vetëflijim gjatë grevës së urisë në Tiranë, 50 vjeçari Gëzim Hamiti në qendër të Pogradecit i vuri vetes flakën. Pretendimi i tij i parë ishte vetëdjegia si një reagim pas largimit nga puna, por policia lokale e cilësoi thjesht një person të alkoolizuar.

Koordinatori i grevës së urisë së ish-të përndjekurve politik, Skënder Tufa, deklaron se në fakt Hamiti është një ish-i dënuar politik me 6 vite burg. Duke pohuar se gjendja e tij shëndetësore është tejet e rëndë Tufa bën apel që të mundësohet kurimi i Hamitit jashtë vendit.