TIRANE-Kreu i shoqatës së ish të burgosurve politikë i cili për 31 ditë ishte dhe koordinatori grevës së urisë së një grupi ish të përndjekurish politikë tha se kishte dërguar një letër ku I kërkonte institucionalisht kryeministrit të takohet.
“Kërkojnë takim për të shqyrtuar problemet tona”- thuhet në letrën e drejtuar kryeministrit Berisha. Letra i është dërguar dhe përfaqësive diplomatike në Tiranë.
“Ndërprit këtë fushatë diskretituese dhe ulu negocio. Ne nuk duam karrigen. Unë nuk kam punë me PS unë votën ta kam dhënë ty. Të burgosurve mos i trego shifrat sepse nuk janë të sakta, po deshe hajde të ulemi në një tavolinë e të flasim me dokumente të hapura. “- tha Tufa në një bisedë në studiot e Tv A1 Report.
“Unë çuditem që ai thotë se duam të kthehemi te pushtetit tjetër. Ne të burgsourit jemi të bindur se prej 70 vitesh është diktaturë. Zotëria ka qenë sekretar partie,sot kryeministër. Aktet tona janë sublime,ai kërkon ti degradojë. Të burgosurit politik e kanë bërë për të dëshmuar shkallën më të lartë të ndërgjegjësimit.”- shtoi më tej Tufa.
I pyetur lidhur me deklaratën e Berishës se greva ishte zhvilluar në studion e Kristaq Ramës Tufa u përgjigj: “Nuk e di çfarë është ajo studio, nuk e di. Ne kemi qenë në trotuar dhe në atë trotuar Perikli Shqevi është dënuar në vitet ‘80 dhe kjo është arsyeja që greva u bë në atë ambient. Ai trotuar nuk është pronë e askujt por është bërë për të përkujtuar veprimin që i është bërë “ - tha Tufa.
Ndërkohë që të rinj të Partisë Civile po mbledhin firmat për një peticion ku kërkojnë plotësimin e kërkesave të ish të burgosurve politikë.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com