TIRANE - Sëmundjet tumorale janë kthyer në një kërcënim serioz për shëndetin publik edhe në vendin tonë, ku çdo vit marrin 7000-8000 mijë jetë njerëz. Në konferencën e organizuar nga
Akademia e Shkencave për sfidat e shëndetësisë në luftë me këtë sëmundje, zv.ministrja, Milva Ekonomi, ka deklaruar se po shikohet mundësia për hapjen e qendrave të kimioterapisë edhe në Shkodër e Durrës.
“Ne po mendojmë që është e rëndësishme të kemi disa pole të reja të kurimit të sëmundjes dhe të mos jetë vetëm Tirana por të kemi një pol pak më të shpërndarë, një pjesë të shkojë drejt Durrësit dhe një pjesë drejt Shkodrës.” tha Milva Ekonomi
Shqipëria klasifikohet në hartën e vendeve ku kjo sëmundje do të vazhdojë të rritet, ndërsa dieta ushimore është një ndër faktorët që ndikojnë në kurbën e shtimit të rasteve.
“Po rritet incidence e kësaj sëmundje, po rritet për dy arsye, e para që ne nuk po përmirësojmë dietën tonë ushqimore, nuk po bëmjë kujdes që konsumi i frutave dhe perimeve të jenë pjesë e dietës. Konsumojmë duhan dhe alkol në sasi të konsiderueshme. Ne duhet ta ulim konsumin e duhanit dhe alkolit. Gjithashtu duhet të kemi parasysh edhe diçka tjetër, që popullata e Shqipërisë do të jetë e prekur nga kjo sëmundje sepse dhe në popullatën e Shqipërisë ne kemi një tendencë të rritjes së moshës dhe sot OBSH thotë që kjo sëmundje është gjithashtu sëmundje e moshës së tretë.” theksoi Milva Ekonomi
Konferenca e organizuar nga Akademia e Shkencave, ka mbledhur së bashku drejtues të ministrisë së Shëndetësisë, ekspertë të organiztaës Botërore të Shëndetësisë, të Universitetit Mjekësor të Tiranës si dhe specialistë të Shëndetit publik.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.1%
-
I keq
20.5%
-
As i mirë as i keq
35.3%
Vota total: 657
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kërkimi shkencor/ Zhupa: Bie ndesh me Kushtetutën, Shqipëria shkon drejt regresit në fushën e shkencës
18 Tetor, 19:36
-
Fatos Çoçoli: Koha e duhur për ministri për shkencën
7 Tetor, 08:33
-
100-vjetori i lindjes së Jakov Xoxës/ Shkrimtari kujtohet dhe nderohet në Akademinë e Shkencave
10 Maj, 18:35
-
Ligji për Akademinë e Shkencave përfundon në Kushtetuese, Zhupa dorëzon padiën: Nga ‘Basha’ firmos Nebiaj, Açka jo!
10 Maj, 15:27
-
'Padi në Gjykatë Kushtetuese', Ina Zhupa: Ndryshimet ligjore për Akademinë e Shkencave antikushtetuese
24 Prill, 15:46
-
Libri akademik e shkencor, Shqipëria e Kosova në Panair! Shaban Sinani: Ja ku shkojnë botimet tona! Krizat politike?! Mehmet Kraja: Ne vazhdojmë punën!
23 Prill, 15:50
-
Shefja e ChatGPT, Ermira Murati, pjesë e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë! Miratohen akademikët e rinj, mes tyre dhe Lea Ypi e Angjelin Prelocaj
22 Prill, 16:12
-
Akademia e Shkencave do të mbajë një aktivitet për piktorin Lekë Tasi
27 Shkurt, 17:55
-
Viti 2024/ 385,88 milonë lekë për Akademinë dhe Institutet tek "Shkencat"! Synohen ambiente më të zgjeruara dhe një muze i madh arkeologjik!
23 Shkurt, 22:29
-
Akademia e Shkencave bën bilancin e 2023, prezanton projektet e këtij viti: Premton të forcojë rolin e saj në arsim, kërkon më shumë vëmendje nga politika
23 Shkurt, 19:53
-
Akademia e Shkencave shkarkon drejtorët e instituteve në gjysmën e mandatit, emëron të rinj (EMRAT)
11 Janar, 14:42
-
Akademia e Shkencave miraton Statutin e ri, pati kundërshtime pasi ligji për ‘Shkencat’ s’ka kaluar ende në qeveri
10 Janar, 12:31