Tuna ishte fituesja e edicionit të fundit të garës së kërcimit "Dancing With The Stars", por trofeu nuk e ka ndaluar të shfaqë publikisht indinjatën ndaj produksionit dhe siç thotë vetë këngëtarja 'marrëveshjeve' apo spektaklit në prapaskenë.

Edicioni i 5 i këtij spektakli startoi mbrëmjen e djeshme dhe vetëm pak minuta përpara transmetimit, ylli i "Holla" ndau me ndjekësit e saj një urim publik për konkurentët e rinj:

"Wow, sonte fillonka spektakli Dancing with the stars. Trust me ajo qe ndodh prapa kuintave eshte spektakel shumë shumë me i madh. Ju uroj "marreveshje" te mbara!"

Ndërkohë producentja Holta Dulaku nuk ka komentuar ende lidhur me këtë deklaratë të këngëtares.
tuna sejdiu
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)