Ky lajm është bërë i ditur nga mediat kosovare të cilat shkruajnë se kënga ka përfunduar fazën e incizimit dhe pritet të jetë një sukses i vërtetë.
Megjithatë nga palët respektove ende nuk bëhet asgjë e ditur.“Nuk ka diçka konkrete në këtë aspekt. Edhe pse Geti e Tuna kanë biseduar për një duet të mundshëm, ende nuk kanë punuar diçka.
Në studio kohë pas kohe punojnë bashkë, po që tani për tani nuk ka diçka konkrete që do të vijë nga këta dy artistë”, është shprehur për mediat kosovare menaxheri i reperit, Dekorim Sahiti.
Bashkëpunimi më i fundit i këngëtares Tuna Sejdiu ka qenë kënga “Fenix”, e cila ka ardhur së bashku me reperin Cozman duke e kthyer këtë këngë në një hit të periudhës së verës.
Redaksia Online
(Xhulia Karavella/shqiptarja.com)