Tuna dhe Patrisi janë një nga çiftet më të përfolur në showbizin shqiptar. Lidhja e tyre është ndjekur nga të gjitha mediat deri në lindjen e djalit dhe vazhdon të ndiqet akoma. Por mesa duket këngëtarja nuk i reziston dot largësisë së bashkëshortit dhe e merr malli për të.
Patrisi është larguar për shkak të angazhimeve të tij profesionale. Ai ka udhëtuar drejt Japonisë së bashku me Filarmoninë e Kosovës, dhe Tuna ka përfituar t’i bëjë një dedikim të ëmbël.
Foto e publikuar nga Tuna
Ajo ka postuar një foto të Patrisit, i cili po luan në instrument dhe krahas saj shkruan:“Më mungon”. Kujtojmë që këngëtarja po shijon suksesin e hitit “Chonga”.
Komento