Tuna lë “X-Factor”, ja statusi në Facebook  

Tuna lë “X-Factor”, ja statusi në Facebook  
Këngëtarja ekstravagante Altuna Sejdiu ka publikuar një status në faqen e saj në Facebook, ku shprehet se nuk do të jetë me pjesë e talent show-t “X-Factor Albania”.

Përmes këtij postimi të gjatë Tuna falenderon bashkëpunëtorët e saj në këtë rrugëtim dhe sidomos fituesit e X-Factor 2 dhe 3, Arilenën dhe Ergin.

Ajo që vihet në dukje është se këngëtarja nuk ka përmendur në falenderimet e saj prezantuesen e programit Alketa Vejsiu dhe as nuk ka bërë të ditur të cilat janë arsyet e këtij largimi.

tuna

Postimi i këngëtares Tuna Sejdi në Facebook:

E kisha të vështirë ti shkruaj këto rreshta sepse lamtumirat janë gjithmonë të tilla. Erdhi momenti i lamtumirës me produksionin më të cilin ndava momente nga më të hidhurat deri te më të gëzuarat në karrierën time. Ja ky është realiteti i çdo spektakli të atyre suazave, ku derdhet 'gjak', ku sakrifikohet nga jeta private e secilit,që në fund nga pak të bëhet diçka e madhe në skenën shqiptare. Dhe secilin nga këto njerëz që janë pjesë e X-sit, duke filluar nga figurat e mëdha që kontribojnë për artin tonë e deri te asistentet vollonter aty- I dua pafund. (dhe derisa po e shkruaj k'të po bëj nga ato fytyrat e mia "ready të shperthej n'lot". Do t'doja ta shihnit tani:) Njeriu të cilit ja dedikoj ktë falenderim është Vera Grabocka , profesori i madh i jetës time.

Ajo që bëre ti për mua tejkalon bashkëpunimin tone në x factor. Ti si njeri me këshillat e tua më bëre më të fortë në botën e hidhur të shoëbizit.
Arilena Ara, Ergi Dini - ma keni kompletuar zemrën, më keni dhënë gëzim më të madh nga ato që kam përjetuar në arritjet e mia ndër vite. Do të ndihem krenare sa herë që do t'ju shoh në jetë duke ecur majave, dhe e di që jeni në atë rrugë dhe para juve janë megasuksese të cilat do ti gëzoj dhe unë kudo që do të jem. Ju jeni vet meritë e vetes, jeni aty ku jeni fale vetes-un vetëm qëllova aty, rastësisht, mu si në foto;)( ouchhhh)

Albani,- do më mungoj humori jot i matur,
Soni: do të më mungoj faqja jote ta shtrydh pak sepse je një njeri me zemër t'madhe, (ngaqë të njoh privatisht e them të vulosur). I love u momma dhe me padurim pres shpërthimin tënd në projektet e rradhës.
Pandi - do më mungoje të dielave krahu jot i djathtë që më mban duke zbritur shkallët në live shoë. (Shërim të shpejtë.)

Lili Ismaili, gaforre dhe artiste e madhe, flm që më zbukurove me duart e tua të praruara. Flm për njerëzoren që ma mundësove. Ke qenë sup për të qarë, për tu rrëfyer, për tu keshilluar - si 'birin/bijen" e vet , psikolog për secilin nga ne aty. Je njeri i rrallë dhe une jam mirënjohëse për gjithçka që ke berë për mua.

Faleminderit X, X miliona herë të dua.
Do më mungosh.

X (hapsirë) TUNA
PS :E kënaqur me atë që kam bërë në X factor - I did it my way, the best way.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet në Bosnje, vijojnë kërkimet për 40 të zhdukur! Kroacia ofron 10 milionë euro për ndihmë urgjente! Në 

Përmbytjet në Bosnje, vijojnë kërkimet për 40 të zhdukur! Kroacia ofron 10 milionë euro për ndihmë urgjente! Në