VLORË-Policia sekuestroi 1.2 ton kanabis në një banese në Peshkëpi të Vlorës.

Droga u gjet në tunele të nëndheshme të hapura posaçërisht për fshehjen e drogës, në banesën e 55-vjeçarit Ilirjan Borakaj, i cili u arrestua nga policia. Dyshohet se lenda narkotike kishte destinacion Italine.

Operacioni
Policia e Vlorës ka zhvilluar operacionin e koduar “UNDERGROUND”duke arrestuar mëngjesin e kësaj të enjteje, një 55-vjeçar, për posedim të 1.2 tonëve kanabis sativa. I arrestuari është Ilirjan Borakaj, 55 vjeç, banues në fshatin Peshkëpi, Vlorë. 

55-vjeçari e kishte fshehur lëndën narkotike, poshtë banesën së tij, nëpër tunele të nëndheshme të hapura posaçërisht për fshehjen e saj, të vendosura nëpër paketime të mbështjella me qese plasmasi dhe natriban ngjitës.
 
Policia dispononte informacion të besueshëm, se kjo sasi me lëndë narkotike do të trafikohej në ditët në vijim nëpërmjet ujërave detare drejt shtetit Italian.
 
Gjithashtu, policia bën me dije se kjo sasi e konsiderueshme e lëndës narkotike e grumbulluar nëpër keto tunele si bazë për fshehjen e saj, është realizuar në bashkëpunim me persona të tjerë, për të cilët Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e tyre.
 
Një prej autorëve dyshohet se është vëllai i Ilirjan Borakës, Jetnor Borakaj, 44 vjeç, i shpallur në kërkim për "Prodhim dhe shitje narkotikësh" që prej vitit 2012 (i dënuar me 2 vite burg) i cili dyshohet se mund të jetë përfshirë edhe ai në këtë ngjarje.
 
Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale, sasinë e lëndës narkotike (1255 kg Camnabis), 2 automjete me të cilat dyshohet se do të bëhej transportimi i saj, makineri për presimin e lëndës narkotike dhe fishekë, qese vakumi si dhe materiale të tjera të gjetura në vendngjarje.
 
Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

– sasinë e lëndës narkotike (1255 kg Camnabis),

– 2 automjete me të cilat dyshohet se do të bëhej transportimi i saj,

– makineri për presimin e lëndës narkotike,

– fishekë, qese vakumi si dhe materiale të tjera të gjetura në vendngjarje.

Vazhdojnë hetimet për arrestimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

[gallery]21064[/gallery]

Redaksia Online
XH.K/d.b/Shqiptarja.com