Për shkak të kohës së shkurtë në dispozicion duket se zgjidhja është menduar që të jetë negocimi në tryezë me kompaninë që ka pasur mirëmbajtjen e tunelit përgjatë një viti. Sipas një njoftimi të Agjencisë së Prokurimit Publik bëhen me dije vlerat që do të shkojnë për mirëmbajtjen por jo afati i shtesës së kontratës.
Kështu vetëm për pjesën e re që fillon nga 29 shtatori 2017 e në vijim vlera e kontratës është mbi 16 milionë lekë shtuar këtu edhe Tatimin mbi Vlerën e Shtuar. Në total kontrata nga fillimi e deri më sot, pra pjesa e prokuruar në vitin 2016 dhe ajo e shtuar së fundmi e çon vlerën në 118 milionë lekë apo mbi 1 milionë USD.
Kostoja e mirëmbajtës së tuneleve nëpër autostrada është relativisht e lartë për shkak të sistemeve që janë të integruara brenda tyre që lidhen me ajrimin apo sigurinë. Përveç Tunelit të Krrabës, aktualisht në regjim mirëmbajtjeje është edhe Tuneli i Thirrës që gjenet në Rrugën e Kombit i cili vlerësohet të ketë një kosto më të lartë se ai në Tiranë-Elbasan./Monitor/
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com