Nëntëmbëdhjetë persona mes të cilëve 17 turistë polakë, italianë, gjermanë dhe spanjollë u vranë sot gjatë një sulmi pranë muzeut të Bardos në Tuniz nga njerëz të armatosur, tha kryeministri tunizian Habib Essid.
« Pati 19 të vdekur mes të cilëve 17 turistë me kombësi polake, italiane, gjermane dhe spanjolle», deklaroi ai në një konferencë shtypi.
Dy viktimat nga Tunizia janë një polic dhe një qytetar.
Kryeministri tha se sulmuesit, të cilët ishin veshur me uniforma ushtarake, hapën zjarr mbi turistët ndërkohë që këta të fundit po zbrisnin nga autobusi i tyre.
Askush nuk tentoi të merrte pengje.
Më pas, ministri tunizian i Shëndetësisë Said Aidi tha për shtypin se ishin plagosur 38 persona që ishin qytetarë nga Franca, Afrika e Jugut, Polonia, Italia dhe Japonia.
Sipas televizionit kombëtar tunizian edhe dy sulmuesit mbetën të vrarë. I njëjti burim deklaroi se ndërhyrja e policisë dhe evakuimi i turistëve përfundoi./ atsh/
/Shqiptarja.com