TUNIZI - Një politikan i shquar i opozitës është qëlluar sot për vdekje në prag të shtëpisë së tij. Shokri Belaid ishte një kundërshtar i vendosur i qeverisë së moderuar islamike.
Kryeministri tunizian dënoi ngjarjen e rëndë si një vrasje politike dhe e ka cilësuar edhe si një grusht kundër revolucionit të "Pranverës Arabe". Autoritet ende nuk kanë bërë të ditur identitetin e vrasësit.
Sipas agjencisë AFP, zyrat e partisë Ennahda janë sulmuar nga disa revoltues dhe protesta masive kanë shpërthyer në disa qytete të Tunizisë.
Turma të mëdha njerëzish janë mbledhur përballë ndërtesës së Ministrisë së Brendshme duke bërë thirrje për një revolucion të dytë.
Ndërkohë presidenti Moncef Marzouki ka ndërprerë vizitën e tij zyrtare në Francë dhe anulluar një vizitë të planifikuar për në Egjipt pasi situata në vend është përshkallëzuar në trazira serioze.
Belaid ishte një anëtar kryesor i partisë Fronti Popullor dhe një kundërshtar i vendosur i qeverisë së partisë islamike Ennahda, e cila erdhi në pushtet pas zgjedhjeve të para të lira në Tunizi pas periudhës së Pranverës Arabe në tetor 2011.
(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com