/ATSH-AFP/ - Beji Caid Essebsi, 88 vjeç, bëri sot betimin para Parlamentit tunizian duke u bërë presidenti i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike në historinë e Tunizisë.
"Betohem para zotit, të plotëfuqishmit, se do të mbroj pavarësinë e Tunizisë dhe integritetin territorial, se do të respektoj Kushtetutën dhe legjislacionin, do të kujdesem për interesat e vendit dhe do të jem besnik", deklaroi ai.