TUNIS - Tunizianët votojnë sot për të zgjedhur me votim universal, për herë të parë që prej revolucionit, presidentin e tyre në këto zgjedhje historike që do t'i japin fund një tranzicioni kaotik katër vjeçar.
Qendrat e votimit u hapën sot për turin e dytë të zgjedhjeve të para presidenciale të lira në historinë e Tunizisë, rreth katër vjet pas revolucionit që nisi Pranverën Arabe
Rreth 5,3 milionë zgjedhës do të zgjedhin mes presidentit në ikje, Moncef Marzouki, 69 vjeç dhe kandidatit favorit, Beji Caid Essebsi, 88 vjeç, drejtues i partisë anti-islamike "Nidaa Tounes", fituese e zgjedhjeve legjislative në muajin tetor.
Votimi filloi në orën lokale 08:00 (07:00 GMT) dhe do të përfundojë në orën lokale 18:00 (17:00 GMT).
Rezultatet do të njoftohen që prej ditës së nesërme, sipas instancës zgjedhore (ISIE) që ka afat deri më 24 dhjetor për të njoftuar identitetin e presidentit të ri për pesë vitet e ardhshme./ATSH/