TUNIZI - Asembleja kombëtare e Tunizisë ka miratuar Kushtetutën e re me 200 vota pro nga 216 në total. Ndërkohë kryeministri Mehdi Jomaa lajmëroi dhe formimin e një qeverie të re të përkohshme. Kabineti qeveritar përbëhet kryesisht nga deputetë të pavarur dhe pritet të drejtojë vendin deri në zgjedhjet e ardhshme, megjithëse ende nuk është vendosur data se kur do të mbahen zgjedhjet.
Kushtetuta e re garanton lirinë e besimit fetar, por vendos se feja islame është dhe feja kombëtare. Ajo gjithashtu ndalon ‘sulmin mbi të shenjtën’, e cila është një pikë e hapur për interpretim. Kushtetuta e re njeh për herë të parë dhe barazinë mes burrave dhe grave.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB, Ban Ki-moon përgëzoi Tunizinë për këtë ditë historike. Zëdhënësi i tij tha se shembulli i Tunizisë mund të jetë një shembull për vendet e tjera që kërkojnë reforma.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com