TIRANË- Në kuadër të “Turit të 79-të Çiklistik të Shqipërisë”, që do zhvillohet nga data 31 maj 2022 deri në datën 4 qershor 2022, Policia ka marrë masa për kufizimin e qarkullimit në disa qytete: Tiranë, Elbasan, Korçë, Gjirokastër dhe Fier, në zbatim të itinerarit, që do të jetë si më poshtë:  

Më datë 31.05.2022, në rrugën nacionale Tiranë - Korçë, nisja në orën 12:00, nga sheshi “Nënë Tereza”, Tiranë;

Më  datë 01.06.2022 , Korçë - Elbasan, nisja në orën 12:00, nga qyteti i Korçës;

Më datë 02.06.2022, Elbasan - Belsh - Vlorë, nisja në orën 12:00, nga qyteti i Elbasanit;

Më datë 03.06.2022, Vlorë - Levan - Gjirokastër, nisja në orën 12:00, nga qyteti i Vlorës;

Më  datë 04.06.2022, Gjirokastër - Vlorë - Fier, nisja në orën 10:00, nga qyteti i Gjirokastrës.

Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve që të kufizojnë lëvizjet në itineraret dhe oraret e përcaktuara për këtë aktivitet. Do të ndalohet qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë dhe i autoveturave, me qëllim garantimin e sigurisë dhe lehtësimin e lëvizjes së çiklistëve gjatë këtij aktiviteti.