Turi i dëgjesave, Veliaj në Njësinë 11: Fusha sportive e Laprakës do t'u mbetet banorëve (Foto)

Turi i dëgjesave, Veliaj në Njësinë 11: Fusha sportive e Laprakës do t'u mbetet banorëve (Foto)

Kryebashkaiku Erion Veliaj në Njësinë Bashkiake 11

Fusha e futbollit në Laprakë do të mbetet hapësirë sportive për banorët, edhe pse administrata e shkuar e Bashkisë së Tiranës kishte plane të tjera për të. Nga shkolla “Aleks Buda”, ku prezantoi buxhetin e vitit 2019 për Njësinë 11, kryebashkiaku Erion Veliaj siguroi qytetarët se ajo hapësirë do të mbetet siç është dhe se Bashkia e Tiranës do të shpronësojë pronarët, të cilët kanë fituar të drejtën e pronës mbi fushën.

E paimagjinueshme çfarë pafytyrësie kanë ata që menaxhuan për kater vite Laprakën dhe Tiranën, që menaxhuan gjykatat, që e falën tokën në gjykatë dhe sot bëjnë sikur përvëlohen për qytetarët, ndërkohë që i kishin bërë planet dhe fituar gjyqet, siç u donte qejfi. Lajmi i mirë për qytetin, për Laprakën, dhe lajmi i keq për gjumin, kunatin dhe dhëndrin, është se fusha do të shpronësohet nga Bashkia e Tiranës, do t’i ngelet publikut të Laprakës dhe do të kemi terrenin sportiv, që gjithmonë e kemi pasur mes nesh, por që me letra dhe me plan urbanistik, u deformua. Kam një pyetje: Si do të kthehen ata në Laprakë, pasi e kishin Laprakën, e kishin fushën dhe e çuan për pallate, pasi e kishin këtë komunitet për t’i bërë gjitha këto punë dhe nuk vijnë as në mbledhjet e Këshillit Bashkiak?

Kryebashkiaku Erion Veliaj

Kryebashkaiku Erion Veliaj me banorët e Njësisë Bashkiake 11

Ai solli në vëmendje se falë vettingut në drejtësi, sot, jo vetëm qytetarët, por edhe Bashkia e Tiranës, po fiton në favor të interesit publik, kurse më parë përballej me vendime të paracaktuara të gjyqësorit. “Si ka mundësi që sapo nisi vettingu Bashkia e Tiranës filloi të fitonte gjyqe, të cilat kishin vite që jepeshin në avantazh të një privati? Unë besoj te fuqia e vettingut; në Tiranë është ndjerë në të gjitha fitoret e Bashkisë së Tiranës për interes publik, në dallim nga interesi privat, që fitonte më parë. Kjo është diferenca. Para që kursehen për publikun, terrene që kursehen për publikun”, shtoi Veliaj.

Në fjalën e tij, kryebashkiaku tha se opozita edhe në Këshillin Bashkiak punon vetëm për të penguar zhvillimin e qytetit, duke mos miratuar as vendimet që i vijnë në ndihmë shtresave në nevojë, siç është ndihma ekonomike. Madje, ai bëri të ditur se gjatë këtyre muajve këshilltarët e djathtë vijnë në mbledhjet e këshillit vetëm për evidencë, për të marrë paratë nga pjesëmarrja në mbledhje.

Pyetja që kam për PD është: Pse nuk vini kur votojmë ndihmën ekonomike për familjet e Laprakës? Pse nuk vini kur votojmë asistencën e personave me aftësi të kufizuar? Pse nuk vini kur votohet bonusi i qirasë? Pse nuk vini kur votohet rimbursimi i energjisë? Pse nuk vini kur shpërndahen banesat sociale? Pse nuk vini kur bëjmë investime në komunitet? Si ka mundësi që e kanë menaxhuar këtë qytet dhe këtë komunitet, sidomos Laprakën, që e kanë pasur bastion, dhe nuk kanë bërë asnjë punë?! Si ka mundësi që vijnë një minutë, sa për të firmosur procesverbalin në Këshillin bashkiak dhe zhduken pa marrë asnjë vendim?

Kryebashkiaku Erion Veliaj

Ndaj, ai theksoi se është shumë e rëndësishme që në zgjedhjet e ardhshme PS-ja të sigurojë shumicën në Këshillin Bashkiak, për të mundësuar miratimin e të gjitha vendimeve transformuese për qytetin. Veliaj shprehu bindjen e plotë se në zgjedhjet e ardhshme vendore, Partia Socialiste do të fitojë bindshëm në të 61 bashkitë e vendit, pasi është e vetmja forcë që fjalët i kthen në vepra.

Kush punon në komunitet? Kush i bën vepra fjalët që thotë në fushatë, qoftë në opozitë, qoftë në pushtet? Vetëm një forcë: Partia Socialiste e Shqipërisë! Mezi pres që bashkë me Blerinën dhe energjinë që po çlirohet në gjithë Shqipërinë, me Edi Ramën në krye të PS, të fitojmë në 61 bashkitë për të pasur mundësi që lulëzimin, pastrimin, higjienën, investimet që po shohim në Tiranë, të kemi mundësi t’i shohim në çdo cep të Shqipërisë. Ne socialistët, por edhe miqtë tanë të djathtë, që e kuptojnë se këto zgjedhje janë kush të mbaron punë dhe jo për ideal të partisë, do të fitojmë bindshëm jo vetëm në Tiranë, në Laprakë, në Kodër Kamëz, Institut dhe kudo tjetër, që njerëzit të kenë shansin të shikojnë të mirat e këtyre investimeve në çdo komunitet.

Kryebashkiaku Erion Veliaj

Kryebashkaiku Erion Veliaj me banorët e Njësisë Bashkiake 11

Mandej, kreu i Bashkisë së Tiranës u bëri thirrje të gjithë prindërve dhe çifteve që të mbjellin një pemë në kryeqytet, si pajë për gjeneratën e ardhshme. Duke cituar raportin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Veliaj nënvizoi faktin se fëmijët janë më të predispozuar nga sëmundjet që vijnë nga ndotja prej makinave.

OBSH sapo ka botuar një raport të frikshëm për fëmijët, jo vetëm në Shqipëri, por kudo në Europë dhe në botë. Fëmijët janë ata që janë më të predispozuar nga sëmundjet që vijnë nga ndotja prej makinave. Nëse një i rritur merr frymë 20 herë në minutë, një fëmijë merr 50-60 herë në minutë. Do të thotë se ata e thithin më shumë ajrin e ndotur të qyteteve tona nga mbipërdorimi i makinave. Në Tiranë nuk digjet gëlqere, nuk kemi as fabrikë çeliku, por ndotja na vjen kryesisht nga mbipërdorimi i makinave.

Kryebashkiaku Erion Veliaj

Ai u bëri apel qytetarëve që të ulin në maksimum përdorimin e automjeteve dhe shprehu bindjen se fushata për mbjelljen e pemëve do të jetë histori suksesi.

Pemët janë oksigjen, gjelbërim, freski, bukuri, janë stoli që ne ia lëmë brezit të ri të djemve dhe të vajzave në këtë qytet. Ndaj, dua t’i ftoj të gjithë banorët që për distanca të vogla ta lënë makinën në shtëpi dhe të sigurohemi që të nxjerrim mësime nga raporti i OBSH, ta ulim përdorimin e makinës sepse është helmi numër një për fëmijët. Sot fëmijët duke qenë se janë edhe më afër tokës, aty ku lëshohen gazrat nga marmita, janë 10-12 herë më të predispozuar të sëmuren sesa një i rritur që merr ajër në lartësinë ku shpërndahen gazrat. Për këto arsye dua t’i ftoj çiftet e reja të mbjellin një pemë për celebrimin e tyre, familjet e reja të mbjellin një pemë për fëmijën, për vajzën ose djalin, nipat dhe mbesat për gjyshin, ose gjyshen.

Kryebashkiaku Erion Veliaj

Veliaj tha se falë investimeve të bëra si përgjatë rrugës që të shpie në “Don Bosko” ashtu edhe në kanalizime, sot e gjithë kjo zonë ka shpëtuar nga përmbytjet, edhe kur në Tiranë binin shira me intensitet të dobët.

Pamë sot çfarë shiu ra në Tiranë: qyteti nuk u përmbyt, nuk u përmbyt as “Don Bosko”. Sot pamë që u përmbyt gjysma e Italisë, u përmbytën qytetet që kanë vite që kanë kanalizime, në Itali vdiqën 7 vetë. Ne s’kemi pasur asnjë rast të tillë, ama nëse do të ketë shira përtej normales, sigurisht që do të kemi probleme me ujin, por histori që Tirana mbytej me një vesë shi te “Don Bosko”, te “Pandi Dardha”, te “Dritan Hoxha”, ka 3 vite që nuk kemi parë më. Le të përgatitemi nëse natyra na sjell shira përtej normales, por ama ka ikur koha kur një vesë shiu e merrte lumi gjithë lagjen.

Kryebashkiaku Erion Veliaj

Sa i përket investimeve në infrastrukturë, kryebashkiaku Veliaj informoi banorët se me buxhetin e ardhshëm do të ndërhyhet në gjithë bllokun rreth shkollës “Isa Boletini”. “Kemi futur në buxhet gjithë bllokun rreth shkollës “Isa Boletini”, pra zonën e Kodër Kamzës, një zonë e cila prej vitesh ka qenë gjithmonë një zonë kufitare mes Kamzës dhe Tiranës, dhe gjithmonë është lënë pas dore”, u shpreh Veliaj.

Një tjetër investim i rëndësishëm nga i cili do të përfitojnë gjithë fëmijët dhe të rinjtë e Njësisë 11 është edhe ai për ndërtimin e shkollave, ku pritet të ndërtohen 5 shkolla të reja.

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Avokati që kallëzoi Këlliçin në SPAK: Dënohet deri në 6 vite burg, ka prova! Falsifikoi diplomën, mohoi edhe bashkëjetuesen

Avokati që kallëzoi Këlliçin në SPAK: Dënohet deri në 6 vite burg, ka prova! Falsifikoi diplomën, mohoi edhe bashkëjetuesen