Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët në Nju Jork: Me fuqinë e bashkimit, do ngremë flamurin në oborrin e BE-së (VIDEO)

SHBA- Kryeministri Edi Rama ndodhet në SHBA, nga ku do t’i rikthehet turit me diasporën. Kreu i qeverisë ditën e nesërme do të mbajë takimin me shqiptarët që jetojnë në Nju Jork.

Ky është takimi i parë i Ramës që pasi iu hap rruga votës së diasporës në zgjedhjet parlamentare 2025.. Ndërkohë, kreu i qeverisë ka ndarë në Facebook edhe videon e posterit të takimit që u shfaq në ekranin e Time Sqaure. Rama shkruan se me fuqinë e bashkimit dhe përtej gardhit të sherrnajës së oborrit politiko-mediatik të Tiranës, do ta ngremë flamurin shqiptar në BE.

Në New York për takimin me shqiptarët e Amerikës; krenar për Shqipërinë që sot përflitet me fjalë të mira kudo në botë dhe plotësisht i vetëdijshëm për sfidat e jashtëzakonshme të rrugës drejt majës së 2030, kur me fuqinë e bashkimit tonë përtej gardhit të sherrnajës së oborrit politiko-mediatik të Tiranës, do të ngremë flamurin e Skënderbeut dhe Ismail Qemalit në oborrin e Bashkimit Europian.

Pasnesër, e shtunë 26 tetor, në të parin takim pas vendosjes të së drejtës së çdo shqiptari jashtë Shqipërisë, për të zgjedhur drejtimin dhe udhëheqjen e vendit për katër vitet e ardhshme duke votuar nga aty ku banon jashtë atdheut", shkruan Rama. 

Takimi do të mbahet në Nju Jork në orën 11:00 në Gotham Hall, 1356 Broadway. Njoftimi i takimit është shpërndarë mes shqiptarëve në SHBA, ndërkohë që posteri u shfaq edhe në ekranin e famshëm të Time Square. Pamjet janë parë në 7 Avenue 38th Street Manhattan. Në takimin në Nju Jork pritet të marrin pjesë rreth 2 mijë shqiptarë dhe nuk do mungojnë këngëtarët në nisje të takimit.

Ndërkohë më 3 nëntor Rama do të jetë sërish në Greqi, por kësaj radhe do të takojë diasporën shqiptare në Selanik. Takimi mbahet Porto Palace Hotel, ora 11:00.

Rama i rikthehet turit me diasporën pas takimeve që zhvilloi në Athinë më 12 maj dhe Milano më 26 maj të këtij viti. Takimet të kësaj natyre pritet të zhvillohen edhe në Londër e Gjermani.

Kujtojmë që për herë të parë në zgjedhjet e pranverës së vitit që vjen do të votojnë edhe shqiptarët që jetojnë jashtë vendit.

Foto nga posteri i takimit

SI.E./A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lexues: 25/10/2024 10:57

    Kush i financon keto takime/reklama elektorale? PS apo buxheti i shtetit?

    Përgjigju
    • @Lexues: 26/10/2024 00:07

      I financon PPP si sistem i bashkèpunimit tè rrumpallès me hajdutèrinè. Deri dikush nga SPAK tè interesohet edhe pèr kèto gjèra, "èshtè gjithçka nè rregull". Shpresoj qè dikush nga shqiptarèt atje nè New York, ta pyesè kapedanin fjalèshumè, nèse e di arsyen pse ata janè atje, nè Amerikèn e largèt dhe pse askush nuk dèshiron tè kthehet, edhe pse kapedani thotè sè e ka bèrè aq mirè punèn saqè shqiptarèt nuk dinè si tè shpenzojnè rrogat e majme?

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'