Turi me diasporën/ Rama njofton shqiptarët e Italisë takimin e radhës në Milano në Pallatin e Sportit, Busto Arsizio

Turi me diasporën/ Rama njofton shqiptarët e Italisë takimin e radhës në Milano në Pallatin e Sportit, Busto Arsizio

Pallati i Sportit në Milano ku do mbahet takimi i Ramës me diasporën

Kryeministri Edi Rama ka dhënë destinacionin e rradhës për takimin me diasporën. Në postimin në Facebook, Rama lajmëron shqiptarët e Italisë se me 26 maj në Milano, ora 11:00 do jetë takimi në Viale Gabardi, 43, 21052 Busto Arsizio VA.

'SË SHPEJTI

26 MAJ, ora 11.00, me shqiptarët e Italisë në Milano

*Viale Gabardi, 43, 21052 Busto Arsizio VA, Italy', shkruan Rama në Facebook.

Ky takim i radhës është në kuadër të turit të Ramës me diasporën shqiptare në Europë. Pak ditë më parë, kryeministri e nisi këtë rrugëtim nga Athina në një takim me 10 mijë emigrantë në pallatin e sportit 'Galatsi'.

E për të vijuar me Milanon, në një tjetër pallat sporti që mban rreth 4500 spektatorë, pritet të ketë një numër të madh emigrantësh shqiptarë të Italisë edhe në këtë tubim. Por turi me diasporën do të vijojë edhe në muajin qershor me dy takime të tjera.

Në Londër më 2 qershor Rama do të jetë me diasporën shqiptare në Britani, e për ta përmbyllur më pas me shqiptarët e Gjermanisë më 16 qershor në Dyseldorf. 

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Trumpi hesht, Ukraina debaton', Presidenti i zgjedhur i SHBA-së ende pa një plan zyrtar për të ndaluar luftën e Rusisë

'Trumpi hesht, Ukraina debaton', Presidenti i zgjedhur i SHBA-së ende pa një plan zyrtar për të ndaluar luftën e Rusisë